Home Shqipëri
"Betejat e mia kanë marrë fund", Berisha po largohet?
I ftuar në emisionin “Fakt” të Çim Pekës, ish lideri historik i PD-së Sali Berisha ka folur në lidhje me listën e zgjedhur nga Basha të deputetëve demokratë dhe kritikuesit e kryedemokratit.

Berisha është shprehur se cilido mund ta kishte kritikuar hapur Bashën për listat dhe se ai personalisht ja ka dhënë mendimin e tij për këtë listë deputetësh.

Por Berisha, duke shprehur distancën me drejtimin e PD-së ka habitur teksa ka thënë se betejat e tij brenda PD-së kanë marrë fund.

“Cilido tjetër mund të përballej publikisht me Lulzim Bashën, përveç Sali Berishës. Sali berisha Lulzim Bashës i ka thënë mendimet e tij. Atyre që kanë kundërshtuar Bashën, kam patur mundësinë ti them mendimet e mia. Por unë në betejë, po të ndërhyj në betejë, unë do të ndjek betejën, por unë nuk kam ndërmend më... betejat e mia kanë marrë fund... betejat e mia në lidershipin e PD-së kanë marrë fund.”-tha Berisha. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Italia në alarm, kërkon bandën e rrezikshme shqiptare
Pinë bashkë deri në mesnatë, aktivistin e LSI-së e vrau miku i tij
Basha mbledh kryetarët e degëve të PD
Debati në KLD: Kur gjyqtarja u vra mes Tiranës, ç'të presim?
Parandalohet tragjedia në Kamzë, 3 të mitur rrezikuan të digjen në banesë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media