Home Shqipëri
Bashën e "braktis" edhe Berisha: Nuk e mbrojti dot marrëveshjen
Ish kryeministri Sali Berisha ka goditur në mënyrë frontale liderin aktual të selisë blu, në një sërë deklaratash të paprecedenta.
I ftuar në emisionin Fakt të Çim Pekës, Berisha ka folur hapur kundër paktit Rama- Basha, duke deklaruar se me këtë lëvizje, kryedemokrati goditi rëndë selinë blu e konkretisht militantëve të PD-së.

“Blloku i militantëve na u largua nga fushata. Militantët janë aq sa janë jetike për fitoren, aq janë edhe të hiperndjeshëm. Dhe kur menduan se kjo mund të ndodhte thanë ne s’kemi punë me këtë fushatë. Ne mbajtëm çandrën, tani s’kemi punë. Jo abstenuan, por bojkoti i zgjedhjeve”.

Një kritikë tjetër e ashpër e Berishës i është drejtuar dhe këshilltarëve të tij në zgjedhjet e 25 qershorit, ku PD humbi si kurrë më parë.

“Lulzim Basha kishte këshilltarë mizerabel”.
Ish kryeministri ka deklaruar gjithashtu se lista e deputetëve e krijuar nga Basha, nuk do të kishte dalë kurrë nga duart e Berishës. Ish lideri i demokratëve shprehet se gabimi fatal i kësaj liste, ishte fakti se nuk u diskutua me forumet e partisë, diçka që Berisha thotë se nuk ka ndodhur kurrë në historinë e PS-së./
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Armë e maskë, arrestohet 17-vjeçari që tentoi të grabisë taksistin
Makina përplaset me murin e lokalit, plagosën burrë e grua
Aktivistja e njohur në gjendje të rëndë: Po ndjej fundit, s'kam lekë për ilaçe
Një shtetas shqiptar hidhet nga kati i gjashtë në Mitrovicë
S'i pranonin të dashurën, i riu nga Dibra ther me thikë nënë e baba

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media