Home Shqipëri
Berisha degjeneron Grida Dumën: Është thjesht zëdhënesja e grupit
Ish-kryeministri Berisha ka folur sot në “Fakt” me Çim Pekën edhe për debatin që ka patur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së me deputetët Salianji dhe Duma, ku nuk është kursyer për këtë të fundit.

Berisha u shpreh se raportimet e mediave kanë qenë të sakta, por jo interpretimet. Sipas tij, Salianji me deklaratën e tij, e zhvendosi vëmendjen nga “tradhtarët” te komisioni i Ulsi Manjës, që numëronte votat.

Peka: Mediat para dy ditësh kanë raportuar për disa debate në mbledhjen e grupit të PD-së. A ka qenë korrekt raportimi i medias?

Berisha: Pak a shumë korrekt, përveç interpretimeve absurde. Ai ishte një diskutim në mbledhje të grupit, nga më të rëndomtit. Ishte bërë një deklaratë, dy deklarata më saktë. Një deputet tha që “unë kam bindje”, dhe unë ja besoj plotësisht. A mund ‘ti thuash gjë tjetrit kur thotë se unë kam bindje? S’i thua dot. Unë kam bindje tha se kanë ngatërruar numrat. Dhe unë i besoj plotësisht se ai ka bindjen. Ky variant krijonte një problem. Sepse e zhvendoste çështjen nga ata që tradhtuan tek Ulsi Manja dhe komisioni. Por ne nuk mund ta zhvendosim fokusin nga ata që na tradhtuan.

Peka: Ju jeni Sali Berisha dhe kurrë nuk i keni lënë të harrohet ngjarjet. Unë nuk besoj se Sali Berisha nuk e ka të qartë se Grida Duma dhe Ervin Salianji deklarata e një nate më parë i kanë bërë në kokën e tyre. Madje zonja Duma ka thënë se po fliste në emër të grupit. Janë marrë në telefon deputetë që të shkruanin. Unë e kam bindje, po flas si Salianji tani, që pas këtyre deklaratave qëndron Lulzim Basha. Replikën e kishit ndaj Salianjit apo ndaj Lulzim Bashës.

Berisha: Replika ime ishte… meqë po pyet. Grida Duma është zëdhënëse e grupit. Këtu ndalemi. Zëdhënësja e grupit nuk mund të bëjë asnjë deklaratë pa miratimin e grupit. Ky është standardi! Ky ishte qëllimi im. Nuk e kanë kuptuar fare. Standardi është ky, zëdhënësja e grupit është zëdhënëse e mbledhjeve të grupit. Full, Stop. Zëdhënësja e grupit po foli, duhet të thotë se unë po flas si deputete, se si deputete mund të flasë, nuk ka censurë. Ama duhet të përcaktojmë rregullin. Aty unë jam deputet, jam anëtar i atij grupi. Zëdhënësja është zëdhënëse e grupit vetëm për deklarata që miratohen në mbledhje të grupit. Kjo u korrigjua dhe kaq.

Peka: U korrigjua, por kjo është krejtësisht e qartë. Dy funksionarë të grupit, një sekretar dhe një zëdhënësi nuk mund të mbajnë këto qëndrime pa lejen e Lulzim Bashës. A ju duket se Basha po ju bënte karshillëk jo drejtpërdrejtë, por duke përdorur dy të preferuarit e tij.

Berisha: Nuk ma merr mendja që Lulzim Basha do të funksionojë me një parcelizim të tillë, dy të mitë e tre të atij. I gjithë grupi Lulzim Bashën e njeh si kryetar të PD-së, kështu që dua të them që e kam jashtëzakonisht të vështirë të ma rrokë mendja se ai punon me dy vetë në grup. Ai punon me gjithë grupin. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Italia në alarm, kërkon bandën e rrezikshme shqiptare
Pinë bashkë deri në mesnatë, aktivistin e LSI-së e vrau miku i tij
Basha mbledh kryetarët e degëve të PD
Debati në KLD: Kur gjyqtarja u vra mes Tiranës, ç'të presim?
Parandalohet tragjedia në Kamzë, 3 të mitur rrezikuan të digjen në banesë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media