Home Shqipëri
A do të bëhet dot Basha kryeministër? Berisha jep një përgjigje zhgënjyese për liderin e PD
Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë për herë të parë mendimin e tij, nëse PD e drejtuar nga Lulzim Basha do të vijë në pushtet dhe nëse e sheh të mundshme që kryedemokrati të jetë kryeministri i ri i Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Fakt” ish kryeministri është shprehur hapur se në këto kushte, Lulzim Basha s’mund të bëhet dot kryeministër i Shqipërisë.

Por kush është zgjidhja sipas ish liderit demokrat, që Lulzim Basha të mund t’i afrohet qëllimit të tij për të sjellë veten në kryeministri dhe PD-në në krye të qeverisë?

Peka: Do të ju bëj një pyetje por do të ju kërkoja maksimalisht, jashtë çdo kostumi politik një përgjigje të sinqertë: Vërtetë mendoni se PD-ja me Lulzim Bashën kryetar mund të vijë në pushtet?

Berisha: Unë nuk paragjykoj asnjë njeri. PD-ja ka pësuar një humbje të hidhur shumë. Unë besoj se Lulzim Basha ka të gjitha mundësitë të studiojë për të fituar, të studiojë gjithçka. Solli këtë humbje dhe të adaptojë një model që të çon drejt fitores. A e përjashtoj unë këtë, jo, nuk e përjashtoj. Sepse mundësia e ndryshimit është e çdo drejtuesi dhe se ndryshimi gjithmonë ka dhënë. A do ti realizojë këto Lulzim Basha është në dorën e tij. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Punë të paligjshme në Itali? Mamaja e 23 vjeçares tregon me çfarë merrej Elena
Mbyllen per t'u restauruar 5 xhami në Shqipëri, mes tyre edhe ajo në qendër të Tiranës
Aksident apo vrasje? Ekspertët flasin për aksidentin me dy të vdekur në Maminas
I akuzuar për vrasje, kapet në Itali i shumëkërkuari shqiptar
Ka një krisje mes tij dhe Metës? Rama lë mënjanë ironinë dhe flet për dashuri

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media