Home Shqipëri
KOMENT/ Elbasani, Lushnja...., ku do të "kollitet" sërish kallashi?!
Nga Albeu.com
Vendi është përfshirë nga një luftë e egër mes bandave rivale në disa qytete kohët e fundit dhe pa bërë një analizë të thellë të shkaqeve do të spekulohej nëse do të arrihej në një konkluzion përfundimtar për faktin se përse po ndodhin tani.

Megjithathë, duke parë se çfarë po ndodh në Elbasan dhe sëfundmi në Lushnje duket qartazi se krahas hakmarrjeve, kemi një përplasje edhe për "territore" dhe linja të trafikut të lëndëve narkotike.

Do të ishte e tepruar të thuhej se tani vendi po korr atë që "u mboll" gjatë kanabizimit të territorit një vit më parë, por është fakt se lufta mes grupeve rivale është kthyer me shumë egërsi në ekzekutime, ku nuk po mjaftohen vetëm me eleminimin e kundërshtarit, por ajo duhet bërë në mënyrën më të ashpër të mundshme duke përfshirë tentativën për të shuar fise apo një grup të tërë shokësh siç ndodhi mbrëmë në Lushnje.

Por, nëse nuk arrijmë dot në një përfundim mbi dy çështjet e mësipërme, duket qartazi se krimi ka marrë zemër kohët e fundit dhe policia ka humbur territor ndjeshëm në raport me bandat.

Ndërkohë që mjaft efektivë policie janë të zënë me shoqërimin e pronarëve të makineve luksoze apo të atyre që nuk paguajnë ujin dhe energjinë elektrike, bandat po bëjnë "festë" duke mos tentuar më të ruajnë territorin e tyre por tashmë kanë filluar të kenë ambicie duke u zgjeruar.

Në të dyja rastet më të fundit, krimet kanë ndodhur në sytë e policisë. Makina e blinduar në Elbasan goditi policinë dhe sot ende nuk kemi një pasqyrë të plotë të ngjarjes dhe se kush ishte në të vërtetë shoferi i Audi-t të blinduar që sfidoi hapur shtetin.

Ndërkohë në Lushnje, atentati alla-siciliana ndodhi pak metra larg Komisariatit të Policisë, ku kallashi u "kollit" sa i deshi qefi dhe pastaj vrasësit u larguan duke humbur çdo gjurmë.

Duke parë rrethanat e këtyre ngjarjeve të rënda, nëse nuk ka masa drastike në drejtim të rivendosjes së rendit, qytetarëve nuk i mbetet gjë tjetër veç se të presin me gjak të ngrirë se ku do të plasë sërish kallashi. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
E shpërfytyruan me acid, vajza nga Vlora tregon transformimin pas 4 vitesh
Dosja në prokurorinë e Katanias, si u menaxhua Audi i Tahirit nga grupi i Habilajve
Deputeti zbulon 4 ministra të përfshirë në afera korruptive: Dosjet i ka Rama
Gazetarja nxjerr emrin e kryeprokurorit: Është një grua, mbështetet nga socialistët
Ja çfarë thotë Molliqaj për grupin nga Tirana në VV dhe rolin e tyre

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media