Home Shqipëri
Kërkesa e fundit e Dritan Priftit për miqtë para se të ndërronte jetë
Dritan Prifti ishte i vetëdijshëm për sëmundjen e rëndë dhe rrjedhimisht disa muaj më parë kishte bërë një kërkesë publike për të gjithë miqtë, simpatizantët dhe të afërmit.

“Lutjuni Zotit nëse besoni që unë ta kaloj shpejt këtë sëmundje dhe të jemi bashkë në momentin më të parë“, thoshte ai.

Postimi i plotë i Dritan Priftit ku apelonte për lutje:

“Pershendetje miqte e mi.

E di qe jeni kurioz te dini nese une do kandidoj ne zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk do kishte kenaqesi me te madhe per mua sesa te kisha mundesi te kandidoja dhe perfaqesoja perseri Ju ne politike. Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi nje vit qe luftoj me nje semundje agresive dhe te veshtire gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk me jep mundesi te shkeputem per fushate. Kam bindjen qe do ta kaloj dhe kete siklet shpejt.

Nuk dua te merziteni. Keto zgjedhje nga menyra si po behen, pa opoziten, do deshtojne dhe do riperseriten shpejt. Lutjuni Zotit nese besoni qe une ta kaloj shpejt kete semundje dhe te jemi bashke ne momentin me te pare.

Une nuk do votoj ne keto zgjedhje. Nuk mendoj se dhe ju keni motiv te votoni. Shqiperia ka ecur mbrapa drejt varferimit dhe mungeses se demokracise. Megjithate askush nuk mendon per ju, nese nuk mendoni per vete. Nese do votoni, bejeni per interesin tuaj dhe askujt tjeter.

Ju përqafoj, Dritan Prifti”
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
E shpërfytyruan me acid, vajza nga Vlora tregon transformimin pas 4 vitesh
Dosja në prokurorinë e Katanias, si u menaxhua Audi i Tahirit nga grupi i Habilajve
Deputeti zbulon 4 ministra të përfshirë në afera korruptive: Dosjet i ka Rama
Gazetarja nxjerr emrin e kryeprokurorit: Është një grua, mbështetet nga socialistët
Ja çfarë thotë Molliqaj për grupin nga Tirana në VV dhe rolin e tyre

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media