Home Shqipëri
Kur Dritan Prifti bëhej armiku nr.1 i Ramës dhe miku i besuar i Berishës
Dritan Prifti ka qenë një aktor i rëndësishëm i politikës shqiptare që prej vitit 2005 kur themeluan LSI-në me Ilir Metën.

Ai doli nga skena politike pas zgjedhjeve të vitit 2013 kur nuk arriti të marrë dot një mandat deputeti në qarkun e Fierit.

Fillesat e tij në politikë janë në vitin 1997 kur për një periudhë dy vjeçare, deri në 1999 ishte shef kabineti, fillimisht i Ministrit të Financave dhe më pas i ministrit të Punës dhe Cështjeve Sociale.

Në vitin 2000 ai mori drejtimin e KESH-it dhe siç shkruante në CV-në e tij drejtoi një kompani me 11 punonjës duke e kthyer nga 30 milionë dollarë humbje në 50 milionë dollar fitim.

Performance e mirë në krye të KESH duket se ndikoi në vendimin për tu emëruar pak muaj më vonë në pozicionin e shefit të kabinetit të kryeministrit.

Në vitin 2001 ai u zgjodh deputet i Partisë Socialiste, por pas dy vjetësh e braktisi këtë parti për tiu bashkuar Ilir Metës në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Përpara se të shkonte në LSI ai drejtoi nga viti 2001 deri në 2002 ministrinë për Energjetikën.

Megjithëse një forcë e re, si LSI, Prifti e fitoi mandatin e deputetit në zonën e tij në Libofshë të Fierit në vitin 2005.

Viti 2009 ishte i rëndësishëm si për LSI-në, ashtu edhe për Dritan Priftin. Ai do të mbahet mend për deklaratën e famshme se do të ishte deputeti i 71-të i Sali Berishës, duke detyruar LSI-në që të shkonte drejt koalicionit me PD-në.

Prifti mbajti në vitin 2009 pozicionin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Këtë ministri i drejtoi për një vit ku për shkak të regjistrimit të një videoje me Ilir Metën (Gjykata e Lartë e hodhi poshtë si video) u shkarkua nga detyra.

Video më pas u përdor nga opozita e kohës dhe Edi Rama (për të cilin Prifti kishte deklaruar se e kish parë duke thithur drogë) për të bërë 21 Janarin.

Prifti e mbylli mandatin në vitin 2013, për tu angazhuar më pas me aktivitetin e tij privat, së bashku me Tom Doshin.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
E shpërfytyruan me acid, vajza nga Vlora tregon transformimin pas 4 vitesh
Dosja në prokurorinë e Katanias, si u menaxhua Audi i Tahirit nga grupi i Habilajve
Deputeti zbulon 4 ministra të përfshirë në afera korruptive: Dosjet i ka Rama
Gazetarja nxjerr emrin e kryeprokurorit: Është një grua, mbështetet nga socialistët
Ja çfarë thotë Molliqaj për grupin nga Tirana në VV dhe rolin e tyre

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media