Home Shqipëri
Deklarata tronditëse: Prokurorin e Matit kanë dashur ta vrasin
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë në “360 Gradë”.

Ai akuzoi se Prokurorin e Matit desh e vranë kur ka ndërhyrë për çështjen e kanabisit.

Pjesë nga debati

Spahiu: Në takimin me ambasadorin u ngrit shqetësimi i kanabizimit, i drogës, fenomen që në Dibër nuk kishte ndodhur.

Beqaj: Më trego zonat ku është mbjellë

Spahiu: E dinë të gjithë fshatrat që nuk shkonin dot të bënin dru, e dinë dibranët

Beqaj: Jo mo, thuaj. Nuk ka

Spahiu: Nëse nuk ka, dakord

Beqaj: Thuaj një fshat, një lagje. Ta thotë fshatin ku ka kanabis se jemi përpara opinionit

Zhaji: Po lere ta thotë

Spahiu: Në Bulqizë jo dhe aq, se është një kryetar bashkië që nuk merret me ato punë

Beqaj: Thuaje ku është emir i fshatit

Spahiu: Po e dinë shumë mirë dibranët që ajo fara vietnameze që futët ju nuk ju përshtat

Beqaj: Thuaj fshatin

Spahiu: Unë nuk them se jam nga Dibra

Beqaj: Atëhere mos manipulo

Spahiu: Sepse nëse në ato fshatra ka ndodhur një fenomen i tillë dhe dibranët e kanë lejuar mua më vjen shumë keq pë rata

Beqaj: Nëse ke informacion për krim si qytetar, dhe më shumë si deputet duhet ta denoncosh.

Spahiu: Ore ty të shkoi prokurori i Matit dhe desh e vranë të shkretin, i thanë edhe kolëgët e vet nuk është puna jote, është policia që merret. Iu tha ambasadorit që në Dibër në gjithë këto të mira që na ke sjellë në 1998 rasti i vetëm që është kapur është me 3 bimë dhe sot deri para 6 muajsh kishim mbjellje masive. Po i marr emrat e të gjithë fshatrave Erebar, Muhur, Luzni të gjitha zonat ku ka male dhe u nda në parcela dhe pse u nda, për 2016 dhe 25. Kjo ishte marrëveshja.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Vajza e Azem Hajdarit, kundër deputetëve të PD: Nxjerr jashtë e Veliajt, shfaqje koti (FOTO LAJM)
Protestuan për taksën e Rrugës së Kombit, 4 muaj burg për kuksianët
Emigracioni po ndan shqiptarët: U martova me burrin po jetova me prindërit e tij
Dalin fotot, kush janë 3 shqiptarët e arratisur nga qelitë greke (FOTO LAJM)
Ishin prag divorci, ku e gjeti armën nëna e dy fëmijëve që vrau bashkëshortin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media