Home Shqipëri
Rama habit për marrëdhënien me Nanon: E pyes kur dua të bej diçka
Edi Rama i ftuar në News 24 ka folur edhe për raportin me Fatos Nanon duke habitur me deklaratat për ish-kreun e PS-së.

Sipas tij raporti me Nanon nuk është ai që ka qenë më parë, por është e bukur kështu sic është.

“Marrëdhënia me Nanon nuk është siç ka qenë atëherë, është ndryshe, por është e bukur në një mënyrë tjetër. Fatosi nuk ka fatin që kam unë, nuk ka pasur një paraardhës të tërhequr nga fusha e betejës aty ku je në krye që duhet të jetosh me fytyrë në baltë dhe në gjak.

Një njeri që nuk e ka, ka gjithë eksperiencën për ta parë arenën, por nuk e ka atë stresin e vendimmarrjeve të shpejta, të përditshme. Por mund të të japë këshilla që janë shumë të vlefshme. Është e vërtetë, unë e pyes.

Unë pyes shumë njerëz, pyes edhe ata ku shkoj te ajo shtëpia që juve u kujtoj estradën. Është fat që të kesh një paraardhës që ka kaluar në të njëjtën rrugë dhe e njeh më së miri fushën e betejës, por që e ndjek atë nga larg. Takojeni se do kënaqeni.”. -është shprehur Rama për raportin me Nanon.

Mendimi për Metën dhe Kryemadhin

Meta është politikan rrace, por Monika është kapakë pa tenxhere. Monika mund të bëj vetëm zhurmë, ndërsa Meta mund të jetë një president i mirë.

Mendimi për Bashën

Basha përpiqet të imitoj të pa imitueshmen.

Çështja Blushi

Blushi ishte pjesë e familjes dhe i takon familjes, Unë nuk kam asnjë kënaqësi që ai nuk e fitoi bastin e tij. Ai guxoi dhe i takon kësaj familje. Unë nuk dua të flas për sherre që duhen evituar. Guxoi dhe meriton respekt.

Tre politikanët që vlerëson nga opozita

Alfred Sereqin është një politikan që ruan një respekt për të, Ministri i parë i Jashtëm i PD. Ritvan Bode, pavarësisht të gjithave ishte një person që bënte diferencës. Jozefina Topalli, për një fakt që meriton respekt, ishte një njeri konseguent për mendimet e saj.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Klement Balilit i sekuestrohen hoteli luksoz dhe 20 apartamente
U denoncuan si të humbura, gjenden pas dy ditësh adoleshentet nga Kamza
Lajm i mirë për nxënësit, nis projekti pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë” në shkollë
Aksion masiv në Tiranë, tre të arrestuar për drogë
SHÇBA jep të dhënat shokuese: 57 policë të arrestuar për implikim në kultivimin e drogës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media