Home Shqipëri
U prangos si Çapja, avokati tregon identitetin dhe nxjerr bllof policinë
Ditën e sotme Policia e Shtetit bëri me dije se ka vënë në pranga një 40-vjeçar të identifikuar sipas policisë së Besnik Çapja.

Pas arrestimit të 40-vjeçarit, ka reaguar avokati i tij i cili thekson se i arrestuari nuk është Besnik Çapja por Alban Qafa.

Në një reagim për mediat, avokati i zgjedhur nga Alban Qafa mohon lidhjet me fisin Çapja të njohur në këtë qytet dhe i përmendur për disa ngjarje kriminale.

Avokati sqaron se klienti i tij Besnik Çapja, ka mbiemër tjetër nga lindja, ashtu si i familjes së tij, shkruan BW.

“Sqaroj në cilësinë e avokatit se: i arrestuari mbrëmë në Elbasan për llogari të Interpolit me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Nuk ka asnjë lidhje farefisnore me fisin Çapja.

Mbiemri i tij nga lindja është Bylyku dhe i familjes së tij. Më pas e ka ndërruar në Çapja”, thotë avokati Alban Qafa.

Njoftimi i policisw
Elbasan

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe FNSH-në, kanë kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:

Besnik ÇAPJA, (alias Besnik BYLYKU, Kliton PRIFTI) 40 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Elbasan.

Kapja e këtij shtetasi i cili mbahej nën vëzhgim nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Elbasan, u bë në një pikë lloto - sporti në rrugën "Rinia", në lagjen "Visarion Xhuvani" Elbasan.

Ky shtetas më datë 28.11.2017, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:

Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. SIEP 431/2017, datë 01.06.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i ligjit 309/1990.

Gjatë periudhës 01.06.2011 deri në 16.11.2011, në Torino, Santena, ky shtetas ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të llojit Kokainë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Basha mbledh aleatët një ditë pas protestës
Shqiptari ther me thikë gruan në sy të djalit
Osmani: Superkupën ta luajmë me gocat e Partizanit, kujt i djegin të sharat e mia, le të…
Ardi Daullxhiu bie pre e skandalit, kërkon falje duke qarë: Si do dal në Durrës unë tani (VIDEO)
VIDEO/ Vendosën finalen, gjyqtarët largohen nga fusha të rrethuar nga policia

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media