Home Shqipëri
Gjykata italiane jep 3 dënime për vdekjen e të riut shqiptar në Itali
Gjykata italiane ka mbyllur procesin gjyqësor për vdekjen e shqiptarit në Itali.

Në përfundimit të seancës, gjykata ka dhënë 3 dënime.

Procesi për vdekjen e një punëtori shqiptar në Itali është mbyllur me një dënim 1 vit e 8 muaj burg, dy vendime me marrëveshje për pranim faji respektivisht 1 vit e 4 muaj dhe 1 vit e 2 muaj burg, ndërkohë që është shtyrë gjykimi i tre të paditurve, midis tyre dy kompani.

Klodian Elezi, punëtori 21-vjeçar që banonte në Chiari, humbi jetën pasi ra nga një lartësi 100 metra në një kantier të firmës TEM, Tangenziale Esterna di Milano, shkruan Syri.net.

Dje trupi gjykues, shpalli fajtor për vrasje të paqëllimshme përfaqësuesin ligjor të Iron Master, nënkontraktor i firmës të cilës i ishin besuar punimet, Vezzola spa, nga e cila pranuan fajin një drejtues dhe një gjeometër, ndërsa përfaqësuesi ligjor u dërgua në proces. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Baton Haxhiu në Opinion
Analisti në mbrojtje të Ramës: Deklarata për President të përbashkët u nxorr nga konteksti
Takimi me Erion Veliajn i ul “veshët” aktorit: Projekti i ri i Teatrit ja vlen
Tragjedia e kobshme në Shkodër, gazetarja lutje për vajzën 10 vjeçare
Fjalimi i këtij deputeti po bën namin në rrjetet sociale (VIDEO)
Patozi ironizon Bashën: Fiton më shumë kur shkon me pushime ose kur nuk flet

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media