Home Shqipëri
Akuzë e rëndë, djali i Enver Hoxhës akuzon Nexhmijen për helmimin e të atit
Vdekja e Enver Hoxhës është një ndër misteret më të mëdha të kohës së komunizmit.

Diktatori i Shqipërisë Hoxha që udhëhoqi vendin për më shumë se 45 vite humbi jetën dhe akuza të rënda kanë rënë mbi bashkëshorten e tij Nexhmije Hoxha.

Djali i Enver Hoxhës, Sokol Hoxha ka hedhur dyshime se i ati Enveri mund të jetë helmuar.

Këtë gjë ai e shpjegon me faktin se Enverit iu ndërrua në mënyrë të dyshimtë doktori, pas një akuze nga e fejuara e vëllait të tij, se ishte ngacmuar seksualisht nga mjeku.

“Mjek deri në vitin 1972 ka qenë Hektor Peçi. Formulohet një intrigë e ulët nga mbesa e Ramiz Alisë, e fejuara e vëllait tim, që pretendoi të ishte ngacmuar si femër prej doktorit. Synimi ishte të largohej Hektori dhe te sillej Isuf Kalo nga Hysni Kapo.

Retrospektivisht, siç e njohim për ambicie patologjike karriere, intrigant dhe i paaftë, ai largohet në 1976 për një gabim banal ndaj meje, duke ngatërruar apendicitin me gripin. Por, ndërkohë, ai kthehet sërish në shtëpi.

Atë e riktheu fillimisht mamaja me alibinë që unë e Liliana e vlerësonim, për t’iu servirur sërish babait, mbetur pa endokrinolog, prezantuar ky nga ajo si më i afti në këtë fushë”, thotë Sokol Hoxha për "Panorama".

Me këtë pohim, duket se edhe ky i fundit, mbështet pohimin e së shoqes, se Enveri është helmuar nga e ëma e tij, Nexhmija, në bashkëpunim me Ramiz Alinë. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Mjeku i Enverit tregon për gabimin që desh vdiq Sokol Hoxhën
4 kandidatët e djegur për prokuror të përkohshëm, del raporti i plotë
Saimir Tahiri flet për herë të parë për patentat e kapura në makinën e Sotës
Kallëzohet në polici pastori i njohur nga Tirana
Shkrumbohet banesa në Gjirokastër, familjarët në qiell të hapur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media