Home Shqipëri
Imami i vetëshpallur reagon pas paditjes në Prokurori: Do t'ju vijë fundi shpejt
"Festa e Pavarësisë dhe festat e tjera kombetare nuk i lejohen muslimanit qe ti festoje e as te uroje per to..."- ka deklaruar imami Armand Ali.

Ky status në Facebook ku u kërkohet shqiptarëve myslimanë të mos urojnë dhe festojnë festën e Flamurit dhe Pavarësinë, e ka dërguar në prokurori Imamin e Tiranës.

Pas thirrjes në Prokurori, Imami Armand Ali ka reaguar sërish në Facebook me anë të një statusi, ku nuk kërkon aspak falje mbi statusin por shton argumentat përse këto festa nuk duhen festuar.


"Dje më erdhi ftesë zyrtare nga struktura të shtetit për një takim në formën e diskutimit pyetje-përgjigje të njëanshme dhe sot ju përgjigja. Takimi ishte i shkurtër dhe nuk zgjati më shumë sesa tre orë me nje pushim te madh në mes.

Ne pjesën e parë të takimit sa për hyrje, përfaqësuesit e shtetit u interesuan me hollësi për gjendjen time shëndetsore, ekonomime, shpirtërore dhe fetare.

Ndërsa gjatë pjesës tjeter të takimit u interesuan për Fetvanë e Pavarësisë që lëshova para pak ditësh. Donin të dinin rreth argumenteve fetare që kisha përdorur për të arritur deri tek ai gjykim fetar dhe mënyrën e arsyetimit me atë argument"., - shkruan ai.

"Gjithashtu ju interesonte të dinin se kujt i drejtohej ai status. Jua qartësova atyre por dua tja qartësoj akoma më mirë kujtdo qe do lexojë këto fjalë se ai status si dhe gjithe postimet e tjera ne profilin tim i drejtohen besimtarëve muslimanë pasi më shumë se 95% e frendsave ne profilin tim janë besimtar muslimanë ndërsa nje numër i vogël i përkasin besimeve të tjera.

Prandaj askujt nuk ja lejoj që ti përdori shkrimet e mia për qëllime te tjera".



Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Gjykata lë në burg 49-vjeçarin që përdhunoi të miturën
E trishtë, 16-vjeçari shqiptar humb betejën me kancerin në Itali
Ishte kapur me drogë, shkodrani u ekzekutua me 3 plumba në makinë
Dalin fotot, ky është i riu që u ekzekutua në makinën e tij në Shkodër (FOTO LAJM)
Çmendet Luftëtari, për dy minuta dy gola Partizanit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media