Home Shqipëri
Historia e portierit rus që fitoi Topin e Artë dhe priti 151 penalti (FOTO LAJM)
Kur u bë i ditur posteri i Kupës së Botës së vitit 2018, ajo shfaqi një imazh të një prej lojtarëve më të mëdhenj të Rusisë, Lev Yashin.

Njerëzit të moshave të ndryshme – të cilët ishin gjallë për ta parë Anglinë duke fituar botërorin e kombëtareve në vitin 1966 – mund të kujtojnë portierin që e ndihmoi Bashkimin Sovjetik të renditet në vendin e katërt.

Lev Yashin në posterin e Kupës së Botës së vitit 2018
Nofka e Yashinit, “Merimanga e Zezë”, ishte e përshtatshme për një lojtar që kishte reflekse të jashtëzakonshme, pozicionim të saktë para portës dhe ishte i paharrueshëm me rrobat e zeza, kapelë të sheshtë dhe mbajtëse në gjunjë.

Një figurë imponuese mes shtyllave për shkak të prezencës komanduese, Yashin revolucionarizoi pozicionin duke dhënë instruksione tek lojtarët, ku herë pas here dilte jashtë linjave të veta për të këshilluar bashkëlojtarët. Ishte kampionati i Kupës së Botës së viti 1958 kur arriti në rangun më të lartë botëror.

Ishte turneu i parë që do të shfaqej globalisht figura e paharrueshme, pseudonimi dhe stil unik që i ndihmuan në rritjen e popullaritetit të tij.
I lindur në vitin 1929, Yashin filloi karrierën si një adoleshent i ri, duke punuar në një fabrikë ushtarake dhe luajtur për Dinamo Moskën.

U desh kohë për të gjetur vend në ekipin e parë. Por, në vitin 1953 – tre vjet pas debutimit – Yashin gjithashtu luante si portier në hokej mbi akull, duke fituar një Kupë të ish-BRSS.

Ai gjithë karrierën 20-vjeçare e kaloi te skuadra e Dinamos, duke fituar pesë tituj dhe tre Kupa, ndërsa për herë të parë në kombëtare u ftua në vitin 1954.

Gjatë 16 vjetëve të ardhshme, ai mori pjesë në katër Kupat e Botës, 1958, 1962, 1966 dhe 1970. Në të parën, ai lëndoi syrin në humbjen 2-0 ndaj kampionëve të Brazilit.

Ai nuk lejoi që të bëhej ndonjë rrëmujë në ndeshje dhe për këtë gjeti emrin e vetë në ekipin e turneut.

Në votimin për Topin e Artë, Yashin përfundoi dy herë në pozitën e pestë dhe në vitin 1961 u rendit si i katërti.

Dy vjet më vonë, pasi bëri përshtypje në finalen e botërorit kundër Anglisë, ai më në fund u bë tejet i famshëm.

Skuadra vendase fitoi 2-1, por mund të ketë qenë shumë më keq nëse nuk do të ishte në port Yashin.

Jimmy Greaves, Denis Law dhe Eusebio ishin pranë shpalljes së lojtarit të vitit, por nuk mundën ta arrinin mbështetjen unanime që mori portieri legjendar, i cili fitoi në saje të 73 pikëve.

Legjenda angleze, Gordon Banks, i cila ishte i nominuar gjashtë herë për portierin e vitit, u pyet nëse ishte më i mirë se homologu i tij sovjetik.

“Yashin është portieri më i mirë dhe kjo nuk vihet në pikëpyetje”, u përgjigj ai duke shtuar “E kam parë atë të luajë dhe gjithçka që bëri ishte absolutisht e mirë”.

Portierë të tjerë ishin shumë afër për ta fituar trofeun më të mirë individualisht. Dino Zoff dhe Gianluigi Buffon kanë përfunduar të dytit me vota në “Ballon d’Or”.

Manuel Neuer i Bayernit të Munihut konsiderohet si një konkurrent dhe është vetëm çështje kohe përpara se David Gea i Manchester Unitedit të përfshihet në listën e ngushtë.


Yashin ka mbrojtur 151 penallti gjatë karrierën 20-vjeçare
Por nuk ka gjasa që një tjetër portier të përputhet me rusin legjendar. Yashin ka mbrojtur 151 penalti në karrierën 20-vjeçare si portier.

Në vitin 1967 iu dha “Urdhri i Leninit”, çmimi më i lartë në BRSS dhe në vitin 1994, FIFA themeloi “Lev Yashin Award” për portierin më të mirë në Kupën e Botës, shkruan Telegrafi. Në vitin 2000, dhjetë vjet pas vdekjes së tij, ai u shpall portieri i shekullit sipas FIFA-s.

Shumë prej tyre janë përpjekur të ndjekin hapat e rusit dhe shumë portier do të përpiqen të fitojnë çmimin e më të mirit të botës gjatë verës së ardhshme.

Por duket shumë e vështirë që dikush do të krahasohet me legjendën sovjetike.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Akuzat për kryeprokurorin e ri, Rama e quan Bashën budalla
Tirana me një autoambulancë dhe sallë të re operative të shërbimit të urgjencës
Plagosja me armë në Vlorë, në pranga 3 shtetas
Tjetër pakt mes tyre? Basha i përgjigjet hapur Ramës
Basha kërcënon Ramën për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media