Home Shqipëri
Ish-ministrja e Enverit tregon pse atëherë s'kishte përmbytje: I merrnim masat që më parë
Ish-ministrja e Bujqësisë në kohën e Enver Hoxhës e ftuar në News24, Themie Thomai rrëfeu arsyet se pse nuk kishte përmbytje në atë kohë.

Sipas saj, në atë kohë merreshin masat që më përpara.

“Kjo është një shkencë e tërë, por funksionet një rrjet i tërë kullues i kontrolluar. Tokat që shtrihen afër bregdetit në Vlorë, Fier, janë toka nën nivel.

Kolektori i madh pastrohej çdo vit. Të gjitha stacionet e pompimit në fundit të gushtit me komision të posaçëm merreshin me hidrovoret. Kontrolloheshin të gjitha digat. Nuk lejohej të shkelnin as këmbët e bagëtive në diga.

Merreshin masat që më përpara. Kanali i ujërave të mëdha dhe pritat përbënin atë që quhej rrjetin kullues”- tha Themie Thomai.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Tmerr në Shkodër, 5 anëtarë të një familjeje rrahin 68-vjeçarin
SHËNIM/ A po përgatitet Berisha të sabotojë Bashën në 26 maj?
Si qeveria shqiptare ka hedhur dëm miliona euro tek inceneratorët
Zgjodhi të dashurin, shqiptari i merr jetën në mes të Gjermanisë
Denoncimi: 725 milion euro kontratë, si Rama po favorizon baxhanakun

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media