Home Shqipëri
Ish-ministri ngre alarmin për çarjen e rezervuarëve, paralajmëron tragjedi të llahtarshme
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka deklaruar shumë i shqetësuar në News 24 se rezervuarët në vendin tonë, rrezikojnë të çahen, gjë që do të shkaktonte një tragjedi shumë të rëndë.

“Jemi përballë një rreziku shumë të madh dhe konkret. Një rezervuar në mënyrë ciklike, duhet zbrazur, duhet thelluar. Rezervuarët kanë kaluar në administrimin ë bashkive. Një kryetar bashkie nuk e ka prioritet. Shiko çfarë po ndodh, po çahen rezervuarët. Ka një sërë rezervuarësh që janë në prag shpërthimi, do krijojnë cuname të vërteta. Kërkohet komision që të investigojë këtë gjendje të rezervuara. Mund të shkaktohet tragjedi e vërtetë. Rezervuarët nuk vadisin më, sepse nuk ka më bujqësi. Duhet urgjentisht një komision që të investigojë”, tha ish-ministri Panariti.

Ai u shpreh se gabimi i madh është që rezervuarët tani janë nën administrimin e bashkive, të cilat nuk i kanë prioritet.

“Ministria e Bujqësisë nuk i ka më nën mbikëqyrje këto, i kanë kaluar bashkive. Por bashkitë, janë të fokusuara në gjëra të tjera. Nuk e kanë mendjen çfarë ndodh 20-30 kilometra më tej. Këto basene, janë asete kombëtare, nuk mund të administrohen nga një bashki”, u shpreh ish-ministri Panariti.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Të afërmit e çiftit të vrarë në dhimbje: "Mallkuar qoftë ajo dorë"
Droga lumë, sekuestrohet gomonia shqiptare në Bari
Për çfarë është duke u përgatitur ZëvendësKryeministrja Mesi në Amerikë?
E rëndë, 67 vjeçarit i shpërthen bidoni me benzinë
Magazina e pajisjeve elektrike shpërthen në flakë, panik në Tiranë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media