Home Shqipëri
Basha nuk heq dorë: Nuk ulem me Ramën, zgjedhja e prokurorit bëhet nga Vettingu
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për “Neës 24”
ku foli për debatin e shkaktuar për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

“Mazhoranca ka bërë lojërat dhe nuk asnjë shpresë për tu ulur me Ramën në këtë lëmsh kushtetues”, deklaroi Basha

“Nuk ka asgjë personale. Në situatën aktuale janë 3 problem. I pari është procesi i anti- kushtetutshmërisë. I dyti është se është një proces politik, pra thotë se kemi votat vetë. Dhe problemi ii tretë është se duan proces pa veting. Mazhoranca ka bërë lojërat dhe nuk asnjë shpresë për tu ulur me Ramën në këtë lëmsh kushtetues. Vendi është në një krizë të thellë politike. Ky thotë ta zgjidhim kryeprokurorin kundër Kushtetutës. Ai duhet të vijë përmes vettingut” tha Basha.

Basha gjithashtu i është përgjigjur mesazheve të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin

“Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse. Ka një nen në Kushtetutë që thotë se “prokurorin e ri e zgjedh KLP.

Kjo ishte një skemë e Fatmir Xhafës për ta ngatërruar çështjen me shumë institucione për ta vonuar sa më shumë reformën dhe për ta kapur atë.

Xhafaj u betua se ne i kemi resurset, por sot duket që ka dështuar. Ku është Vetingu? Pse nuk po nis Vetingu? Ne jemi që çështja të zgjidhet përmes Kushtetutës dhe nuk ka arsye që këtë të na e lexojë askush” tha Basha.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Tirana me një autoambulancë dhe sallë të re operative të shërbimit të urgjencës
Plagosja me armë në Vlorë, në pranga 3 shtetas
Tjetër pakt mes tyre? Basha i përgjigjet hapur Ramës
Basha kërcënon Ramën për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri
Basha sulmon Ramën për kryeprokurorin: Po dhunon Kushtetutën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media