Home Shqipëri
Shokohet nëna, djali i shet çdo gjë në shtëpi për të luajtur lojëra fati
Një nënë është tronditur kur ka shkuar në shtëpi dhe ka parë që djali i ka shitur të gjitha mobiliet.

41 vjeçari I fiksuar pas lojrave të fatit nuk ka kursyer as orenditë shtëpiake të nënës së tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku 62 vjeçarja A.E., ka kallëzuar djalin e saj 43 vjeç I.E.

Ky i fundit i cili sipas dëshmisë së të ëmës njihej si person problematik pasi luante në lojëra fati i ka shitur të gjitha orenditë shtëpiake për të siguruar para.

Kur ka parë shtëpinë e boshatisur dhe të shitura çdo objekt brenda saj të cilat i kishte siguruar me mundim, 62 vjeçarja nuk ka duruar dot dhe i është drejtuar komisariatit të policisë për ndihmë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 43 vjeçarit, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ilir Meta shkon të rrahë Balilin por i ndan Monika! Plas gallata në rrjet (VIDEO)
Tmerr në Kukës, ujqërit zbresin në zonat e banuara (VIDEO)
Ishte kthyer ne "makthin" e zonës, pranga 20-vjeçarit shqiptar në Greqi
"Doja vetëm ta lëndoja pak", rrëfehet vrasësi i shqiptarit në burgun grek
Pas Gjiknurit, Rama do të "lajë duart" edhe me Afrim Qendron

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media