Home Shqipëri
Nuk u jep pagën, u bën rreshtore dhe i fyen publikisht: Perversiteti politik i Ramës me policinë (VIDEO)
Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë sot përballë një numri të madh të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët ishin hequr nga detyra për të qendruar në rresht para tij.

Por, ashtu siç e ka bërë zakon me çdo sektor tjetër ku qytetarët hasin probleme, Rama ia hedh fajin punonjësve të thjesht dhe jo drejtuesve apo sistemit që ka ngritur.

"S’mund ti shohim 100% në sy shqiptarëve me bindjen se kjo është policia rrugore që duam sa të kemi postblloqe rrugëve që i ndalon shqiptarët sipas qejfit, momenti kur do i shohim në sy do jetë kur shqiptarët të mos shohin më policë rrugëve si roje që ndalojnë njerëzit te gardhi i fermës.

Këtë jemi në rrugë për ta bërë pasi të modernizojmë sistemin e rrugëve, t’ja lëmë teknologjisë atë që po bëjnë policët e shpërndarë rrugëve dhe të rrisim prezencën dhe cilësinë e punës në komunitet, një model që vjen si rrjedhojë e natyrshme e ndërvperimeve në komunitet dhe me shtetin"., -tha Rama para policëve sot me rastin e 105 Vjetorit të Policisë së Shtetit duke shfrytëzuar kështu pakënaqësitë e shoferëve ndaj policëve që vërtetë bëjnë prita nëpër rrugë.

Megjithatë, kryeministri i thotë këto duke bërë sikur i ka harruar urdhrat që marrin shpesh efektivët e policisë rrugore për të rritur numrin e gjobave me qëllim mbushjen e arkës së shtetit dhe frymën e drurit ndaj qytetarëve që është përcjellë vetë deri më tani nga Rama ndaj punonjësve policisë, të OSHEE apo sëfundmi edhe ndaj ujësjellësit.

Të gjithë këta, janë vetëm zbatuesit e asaj fryme që u vjen nga sipër dhe për hir të së vërtetës, policët e rreshtuar sot para Ramës nuk kanë marrë ende pagën e dhjetorit sepse Thesari vazhdon pushimet e Vitit të Ri. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Çfarë ndodhi mbrëmë kur u takua Tahiri me Stresin (VIDEO)
Vodhën 110 mijë dollarë flori, si u grabit argjendaria në Durrës
E rreh gruaja, burri nga Tirana kërkon ndihmën e policisë
E kishte kthyer shtëpinë në disko, burri në Tirana përfundon në polici
Shkruan letër e vret veten, tragjedi në Tiranë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media