Home Shqipëri
Zbardhen detajet, si u tentua vrasja me eksploziv e të fortit të Shkodrës
Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me tritol kundër të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla.

Ngjarja ka ndodhur në zonën më të populluar në qytetin e Shkodrës, në lagjen "Rus".

Mësohet se sasia e 300 gr lëndë eksplozive ishte vendosur në një motor i parkuar në hyrje të një objekti 2-katësh në pronësi të Kullës dhe është shpërthyer me telekomandë në momentin kur shënjestra po hynte në ndërtesë.

Kulla ka mbetur i plagosur rëndë rëndë nga shpërthimi, ndërsa krahas tij, plagë kanë marrë edhe 6 persona të tjerë të cilët kanë qenë kalimtarë të rastësishëm, por mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Objekti ku u vendos tritoli është godinë 2 katëshe multifunksionale si klinikë dentare, lokal, shoqata serbo-malazeze, parukeri, shitje tapetash.

Burime për Report Tv saktësojnë se shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Kulla i është afruar dyqanit të tij.

Dyshohet se lëvizjet e tij janë monitoruar nga atentatorët dhe në momentin kur ai ka mbërritur pranë biznesit, kanë bërë shpërthimin e telekomanduar.

Lulzim Kulla ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në drejtim të Tiranës për ndërhyrje më të specializuar. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Zbardhen mesazhet e Arielës para se ish-i dashuri ta vriste: Është psikopat (FOTO LAJM)
Kapet gomonia me kanabis në Vlorë, trafikantët në arrati
Kush është polici që qëlloi veten me amë zjarri në Gjirokastër
E FUNDIT/ Polici qëllon veten me armë në Gjirokastër
Mimoza Hafizi flet për hakmarrje: Ben Blushi ka përdorur fjalor fyes

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media