Home Shqipëri
Eksploziv në motor për të vrarë shkodranin, policia zbardh ngjarjen
Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shpërthimin e sotëm ku mbetën të plagosur 8 persona.

Policia bën me dije se ka nisur hetimet dhe se ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Ndërkohë që janë shoqëruar disa persona në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Informacioni nga Policia

Sot rreth orës 10:45 në lagjen ‘Partizani’, Shkodër, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse. Menjëhere kanë shkuar forca të shumta policie ku konstatuan se në një mjet tip motor dyshohet se ishte vendosur lendë eksplozive.

Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtetasit L.K. 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë, D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, ndodhet në gjendje të rënde dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Të tre këta shtetas u derguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar. Lendime me të lehta kanë pesuar dhe 5 shtetas të tjerë që ndodhen në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekesore.

Në vendngjarje ndodhet grupi i posaçem hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe po punohet për zbardhjen e autoresisë së kësaj ngjarje. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin. Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Zbardhen mesazhet e Arielës para se ish-i dashuri ta vriste: Është psikopat (FOTO LAJM)
Kapet gomonia me kanabis në Vlorë, trafikantët në arrati
Kush është polici që qëlloi veten me amë zjarri në Gjirokastër
E FUNDIT/ Polici qëllon veten me armë në Gjirokastër
Mimoza Hafizi flet për hakmarrje: Ben Blushi ka përdorur fjalor fyes

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media