Home Shqipëri
Ku ishte Drejtori i Policisë kur Shkodra u trondit nga shpërthimi me eksploziv (VIDEO)
Nuk kishin kaluar as 2 minuta nga fjalimi i drejtorit te policisë së qarkut Shkoder Gjovalin Loka, kur u dëgjua zhurma e një shpërthimi të fuqishëm.

Në pak sekonda uniformat blu marrin njoftimin dhe shpërndahen me shpejtësi në terren.

Ora 10:30 (13 janar 2018) një sasi tritoli ishte vendosur në hyrje të një godine dy kateshe në lagjen “Rus” prej ku mbeten të plagosur 8 persona, shkruan Ora News.

Lënda plasëse ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar në hyrje, e cila është ndarë më dysh, ndërsa demet materiale të shënuara në dyqanet perreth ishin të shumta.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë pronari i objektit dy katësh Lulzim Kulla i cili ka qenë duke i hipur mjetit kur ka ndodhur shpërthimi.

Dyshohet se objekt i atentatit ka qenë Kulla, por zyrtarisht policia nuk ka dhënë ende një deklaratë se kush mund të ketë qenë objektiv.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.

Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Çfarë ndodhi mbrëmë kur u takua Tahiri me Stresin (VIDEO)
Vodhën 110 mijë dollarë flori, si u grabit argjendaria në Durrës
E rreh gruaja, burri nga Tirana kërkon ndihmën e policisë
E kishte kthyer shtëpinë në disko, burri në Tirana përfundon në polici
Shkruan letër e vret veten, tragjedi në Tiranë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media