Home Shqipëri
Evakuohet mina e rrezikshme 650 kg e gjetur dy ditë më parë në Vlorë
Një minë e kohës së Luftës së Dytë Botërore ka rënë dy ditë më parë në rrjetat e një peshkarexhe e cila lundronte në brigjet e qytetit të Vlorës.

Mësohet se menjëherë pas zbulimit të minës, peshkarexha është ankoruar në Vlorë, së bashku me armën e rrezikshme.

Në sajë të ndërhyrjes efikase të forcave Xheniere të FA tashmë është mundsuar edhe evakuimi i minës 650 kilogramëshe.

Njoftimi i policisë
Më datë 11.01.2018, Salla Operative e Kufirit Vlorë është njoftuar prej shtetasit A.M., se rreth 10 milje në veri të Sazanit, ku kishte peshkuar, ka konstatuar në rrjetën e peshkimit edhe një minë luftarake.

Shtetasi është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Triport, ku edhe ka qëndruar anijen e peshkimit, në brendësi të së cilës ndodhet municioni luftarak i cili aktualisht është nën ruajtjen e shërbimeve policore.

Nga verifikimi paraprak mina ka një peshë rreth 500-600 kg. Janë njoftuar menjëherë edhe ekspertët e forcave xheniere, në mënyrë që të bëjnë vlerësimin e situatës dhe asgjësimin e minës nëse do të jetë e nevojshme /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nxorri Ramën "lakuriq", BastArena bën veprimin e çuditshëm pas shpërthimit të skandalit (FOTO LAJM)
Habit motra e Haklajve, uron Sali Berishën për ditëlindje
Babalja nuk heq dorë: Gjer në vdekje, audiopërgjimi është i vërtetë
Babalja tregon si u përpoqën ta blinin njerëz të njohur: Më ofruan 150 mijë euro
Kush është “Taulanti nga Librazhdi”? Tregon Babalja

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media