Home Shqipëri
Sekretet e errëta të diktaturës, si Enver Hoxha u përpoq të joshte mbretëreshën Geraldinë
Në një intervistë ku si rrallëherë ka folur për të shkuarën dhe diktaturën, ish-gazetari Alfred Peza është shprehur se Enver Hoxha u përpoq të joshte mbretëreshën Geraldinë.

Ja biseda e videos:

Zoti Peza, jemi në vitet ’30- ’40 dhe ju ndodheni në një lokal me Sarah Blloshmin, çdo bënit?

Do bëja atë që do bënte instikti i çdo mashkulli përballë femrës më të bukur të vendit të vet, të cilën nuk e ka përditë aq afër sa e kisha unë dhe e kam unë në këto çaste. Do mundohesha ti tërhiqja vëmendjen dhe të flirtoja me të. Nuk e di sesa do ia arrija!

Një nga njerëzit që shihej në shoqërinë e saj ishte Enver Hoxha…

Të gjithë ambiciozët e kësaj bote, e nisin nga fustanet rrugën e tyre drejt majës dhe është e pashmangshme që edhe Enver Hoxha të ketë flirtuar me Sarah Blloshmin, ashtu siç thuhet që ka flirtuar edhe me një nga Princeshat. Ashtu siç do të flirtonte edhe me Mbretëreshën vetë më prapa. Arsyeja? Vetëm e vetëm që ti fitonte zemrën Mbretit Zog, për të arritur ambicien dhe synimin e tij.Ju thoni në libër që Enver Hoxha është përpjekur që të joshi edhe Mbretëreshën Geraldinë u shpreh Peza në një promo të realizuar nga Mapo Edition, në një bisedë me Alda Bardhylin.

Po. Sepse në mendjen e ambiciozit shkon gjithçka dhe flirti me Mbretëreshën është rruga më e shkurtër për të fituar vëmendjen e Mbretit.Ju thoni që Mbretëresha Geraldinë e ka ditur gjithmonë raportin e Ahmet Zogut me Sara Blloshmin…

Unë besoj se po. Është e pashmangshme. Po të lexosh me vëmendje kujtimet e saj, Ajo e kupton se deri në momentin që janë njohur, zemra e Tij, e gjithë vëmendja e Tij dhe Mbretëresha e Tij ka qenë dikush tjetër. Sepse ajo pranon me dhimbje që dashuria e tyre, është ajo e një rreth 50 vjeçari tashmë. E Ahmet Zogut në emigrim, larg atdheut, larg Pallatit Mbretëror, larg ballove, larg vëmendjes, larg tapeteve. Ishte një dashuri tjetër (përpara kësaj), ndryshe. Ishte vetëm një dashuri e atillë, si ajo që mund të ketë patur, vetëm Sara Blloshmi me Ahmet Zogun. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nxorri Ramën "lakuriq", BastArena bën veprimin e çuditshëm pas shpërthimit të skandalit (FOTO LAJM)
Habit motra e Haklajve, uron Sali Berishën për ditëlindje
Babalja nuk heq dorë: Gjer në vdekje, audiopërgjimi është i vërtetë
Babalja tregon si u përpoqën ta blinin njerëz të njohur: Më ofruan 150 mijë euro
Kush është “Taulanti nga Librazhdi”? Tregon Babalja

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media