Home Shqipëri
Mësuesja e sëmurë me tumor vë me shpatulla pas murit Ramën, ç'ndodhi në Rrëshen
Në takimin e sotëm në Rrëshen Kryeministri Edi Rama ka pasur edhe një bashkëbisedim.

Një zonjë e ulur nga fundi i sallës i rrëfeu kreut të qeverisë se ishte e sëmurë me tumor dhe se shkonte çdo muaj në QSUT pranë pavionit të Onkologjik.

Kam 26 vjet mesuese, jam diagnostikuar me kancer të gjirit dhe gjatë kësaj periudhe kam kaluar disa faza, vazhdoj kurën me herceptinë, duhet ta beja 18 herë, cdo 21 ditë, nga fundi gushtit deri tani duhet të kisha bërë 8 here kam bërë vetëm 3.
Mua dhe gati 120 të tjerëve na thone s’ka ilace është i shtrenjtë, nuk dimë cfarë do bëhet me ju, më duket pak paradoks se cdo investim ka një kosto të lartë fatura dhe s’mendoj se duhet të kemi këtë përgjigje.

Një burokraci e paparë me orë të tëra në zyrën e informacionit, s’kam mundur ta takoj drejtorin e spitalit, nga kush ka frikë ky zotëri nga unë që jam një paciente që kam nevojë për të mbijetuar? Kam dyshime që ju mund të keni një realitet tjetër mbi tavolinë.

“Kete vit nga njera ane kurimi do rifilloje djhe me planifikimin e ri do kemi stabilitet edhe me keto kurat qe jane te shtrenjta. Ky eshte rasti i 4 apo i 5 qe une degjoj dhe e njoh, nuk me shpeton gje”, iu pergjigj Rama.

Rama nga ana tjetër u përgjigj se qeveria nuk ka mundësi të mbulojë të gjitha shpenzimet e kurimit të kësaj kategorie pacientësh që shtohen. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Familjari rrëfen plagosjen e kryetarit të PD-së
A qëndron masakra në ish-bllok pas vendimit të Ramës për mbylljen e basteve?!
Vajza që e shoqëronte Stresin në hotel futet në telashe me policinë
Bëhuni gati, ja kur do të fillojnë reshjet e borës në Shqipëri
Policia për Stresin thotë se është anëtar i grupit kriminal, edhe një vajzë e përfshirë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media