Home Shqipëri
Grida Duma kritikon publikisht Bashën: Të mirët i ka lënë në stol
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar mbrëmjen e sotme në News24, ka treguar idetë e saj për përmirësimin e PD-së ndërkohë edhe që ka shtuar se në fakt ka disa kritika për Bashën.

Kritika ndaj Bashës?

Duma: Ka dy qasje, të ankohesh e të thuash sa keq i ka bërë gjërat dikush por ka dhe një qasje për të thënë se gjërat mund të bëhen më mirë. Unë nuk merrem me intervalin çfarë është bërë keq. Por duhet të dimë çfarë duhet bërë. Nuk ka më opinione individuale, është koha për një sistem me rregulla loje.

A ka nevojë PD për një lider tjetër?

Duma:Nuk mund të them këtë, por di të them që duhet të menaxhojmë më së miri njerëzit e aftë, dhe duhet t’u gjesh njerëzve të duhur vendin e duhur. Kemi kapacitete të jashtëzakonshme. Nuk jemi aspak opozitë e dobët. Kemi mendimtarë që duket sikur qëndrojnë në stolat e tyre të mendimit, por që janë qasur e kanë mbështetur PD-në në momentet më kritike. Ne duhet të prodhojmë trashëgimi, jo të krijojmë një staf të përkohshëm.

Sa e vlerësuar ndiheni nga z.Basha?

Duma:Nuk është këtu ideja. Mendoj që në politikë nëse je i drejtë dhe juajal, dhe nga ana tjetër je i nevojshëm, atëherë kjo i duhet një organizate politike. Nëse më konsiderojnë të vlefshëm, sot jepen meritat. Për sa i përket PD-së në tërësi patjetër ndihem e vlerësuar.

Marrëdhënia me LSI-në

Duma:Së pari sot duhet një opozitë që duhet thirrur çdo individ e jo më forcë politike se është në rrezik demokracia në Shqipëria. Kjo nuk është platformë qeverisëse, s’duhet menduar kështu. Duhet të bëhemi bashkë për të përballuar këtë të keqe të madhe. Pas kësaj, çështja e koalicioneve për sa i përket logjikës time, për cilëndo forcë duhet t’i quajmë aksionerë në vendimmarrje.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Gjendet një trup i pajetë në Vlorë, identifikohet 34 vjeçari nga Tirana
Kapet kokainë e pastër në linjën Athinë-Tiranë, si u zbulua
U hodh nga makina se e ngacmoi shoferi, humb jetën mamaja e 3 fëmijëve
Tragjedi në Gjirokastër, gruaja gjen të varur burrin
I ikën gruaja nga shtëpia, burri nga Kurbini alarmon policinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media