Home Shqipëri
Çifti shqiptar në dhimbje, iu vdes foshnja në djep
Një cift shqiptarësh në Itali është pushtuar nga një dhimbje e madhe, pasi foshnja e tyre i ka vdekur në djep.

Vajza e cila quhej Aria sipas mjekëve ka vdekur nga ajo që quhet ndryshe “vdekje e bardhë”.

Kështu shkruajnë mediat italiane për dramën e një familje të re shqiptare në Mestre, pasi vajza e tyre vdiq në djep.

“Mjeku tha se ishte vdekja e bardhë, diçka që ndodh brenda vitit të parë të jetës, kështu që nuk e bëmë autopsinë,” shpjegojnë me qetësi të madhe duke gjetur forcën për të folur në një moment kaq të dhimbshëm Fisnik Hasaj, 32 vjeç, dhe gruaja e tij Arlinda Sykaj, 23 vjece.

“Zoti na e dha, Zoti na e mori. Duhet të jemi të fortë për Aleandron, fëmijën tonë të parë 20-muajsh”, tregojne ata.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen mes 10 dhe 11 Janarit në shtëpinë e çiftit shqiptar në Altobello (në komunën Mestre, provincë në Venecia), që Fisniku e bleu sapo u martua me Arlindën, ne vitin 2014.

“Duam ta varrosim në Shqipëri, në Shkodër, në qytetin tonë. Do të nisemi të hënën”, citohet Fisniku nga mediat italiane.

“Në 22:30 vajza ishte mirë, ishte vetëm e ftohur, shton e ëma, Arlinda, dhe të hënën e çuam në pediatri për të marrë aerosol. Për herë të fundit e ushqeva rreth orës 1 dhe pastaj e zuri gjumi”, shtoi Arlinda.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Gjenerali tregon arsyen pse Enveri i vrau burrin dhe e internoi Liri Belishovën
Gazetari bën deklaratën e fortë: Do nxjerr zyrtarët e lidhur me drogën
12 vjet të ndara, historia e dhimbshme e nënës që i morën vajzën me dhunë
Qytetarët gati të flenë në Gjykatën e Lartë, kolapsi që zgjat deri në 2022
Ndodh çudia në Vlorë, 11 vjeçarët grabisin banesën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media