Home Shqipëri
E goditën mizorisht me levë, rrëfehet i moshuari
Një i moshuar është goditur me levë në Vlorë dhe ndërkohë raportohet arrestohet në flagrancë agresori. Mentor Mustafaraj gjendet në Spitalin e Vlorës ku po mjekohet për një sërë frakturash në kokë dhe gjymtyrë, si pasojë e goditjeve të marra.

E gjithë ngjarja e ndodhur pasditen e së mërkurës, është regjistruar nga një kamera sigurie ku tregohet momenti kur Elton Zotaj, 37 vjeç, banues në Vlorë, sulmon të moshuarin.

Sipas Policisë, gjithçka ka ndodhur për motive ende të paqarta, ndërsa 37- vjeçari u arrestua pak pas ngjarjes, me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarjeje të rëndë kriminale pasi Zotaj ka shfaqur rrezikshmëri shoqërore duke e kanosur edhe herë të tjera 63- vjeçarin e dhunuar.

Në momentin e sulmit, në lagjen “Lef Sallata” të qytetit të Vlorës, pranë të moshuarit ndodheshin dhe disa persona të tjerë, të cilët i kanë ardhur në ndihmë. Vetë i moshuari, duke folur për ngjarjen, ka deklaruar se, gjithçka ka lidhje me çështje pronësie.


Nga goditja, 63- vjeçari shprehet se i është dëmtuar njëra këmbë.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Gjenerali tregon arsyen pse Enveri i vrau burrin dhe e internoi Liri Belishovën
Gazetari bën deklaratën e fortë: Do nxjerr zyrtarët e lidhur me drogën
12 vjet të ndara, historia e dhimbshme e nënës që i morën vajzën me dhunë
Qytetarët gati të flenë në Gjykatën e Lartë, kolapsi që zgjat deri në 2022
Ndodh çudia në Vlorë, 11 vjeçarët grabisin banesën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media