Home Shqipëri
Shoku i ngushtë i Arielës tregon të pathënat: Ata takoheshin përditë
21 vjecarja, studente e drejtësisë u vra ditën e sotme nga infermieri 23 vjecar, Aldosen i cili pas pesë plumbave që i ka zbrazur në trupin e Arielës, ka qëlluar edhe mbi veten e tij.

Aldosen Beluli dhe e ndjera 21-vjeçare, Ariela Murati, janë njohur në gjimnazin e fshatit Zharrëz, në bashkinë e Patosit. Ariela studionte në këtë shkollë vite më parë, pasi familja e saj ishte larguar nga qyteti i Beratit dhe ishin vendosur në Fier. Ariela vazhdoi më pas shkollën në Tiranë, në degën e drejtësisë

Në një intervistë me shokun e saj të ngushtë Gerald Quku për Dritare.net thuhet se: “Ariela ishte shumë vajzë e mirë, e sjellshme dhe mësonte shumë. Ajo me tregonte se ishte në lidhje me dikë por një djalë e ngacmonte gjithmonë. Me aq sa mbaj mend Ariela dhe Aldoseni shkonin mirë bashkë, dilnin për kafe, party kudo. Por siç duket atij nuk i ka pëlqyer ideja që ajo ishte e lidhur.

Ai e takonte kudo, në shkollë pothuajse çdo ditë. Një herë ata debatuan në mes të oborrit të shkollës me zë të lartë që prej asaj dite se kemi pare më ta takonte deri sa morëm vesh këtë fatkeqësi të sotmen. Nuk e di pse shkuan gjerat deri në këtë pikë. Ngushëllime familjes për humbjen e tyre kaq të madhe”- është shprehur për Dritare.net shoku i saj i ngushtë Gerald Quku

Ndërkohë bëjmë me dije se djaloshi 23-vjeçar Aldosen Beluli ka dhënë shenja jete, pasi ai qëlloi veten e tij me pistoletë në kokë pas vrasjes me 5 plumba në trup të viktimës Ariela Murati.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
“Po më shihte tërë inat”, autori tregon pse vrau 16 vjeçarin
Babai i Stresit tregon arsyen e fortë të arrestimit të djalit
Koka e grupit të drogës në Britani, shqiptari dënohet me 25 vjet burg
Mamaja e Stresit për videon ku i biri arrestohet nudo në hotel: Kemi gati padinë
E sulmuan ashpër pse mbrojti Stresin, shpërthen e fejuara e reperit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media