Home Shqipëri
Prekëse/ Po bëhet juriste që të gjejë drejtësi për vrasjen e babait më 21 janar
Ana Veizi, vajza e të ndjerit Ziver Veizi, i vrarë 7 vjet më parë para Kryeministrisë, ndjen urrejtje ndaj personave që urdhëruan të qëllohej mbi protestuesit.

Në një intervistë për “Panorama”, Ana e cilëson jo njerëzore faktin që në këto 7 vjet nuk ka dëgjuar një ndjesë dhe një pendesë nga ata, që dhanë urdhër dhe ekzekutuan protestuesit.

“Kisha pak vite që jetoja me mamanë, dhe pse takohesha shpesh me babin. Normalisht, e kam ndjerë shumë mungesën e tij, sepse ndryshe nga fëmijët e tjerë që i kishin të dy prindërit, për mua ka qenë shumë e rëndë. Gjatë gjithë kohës e kam kërkuar në mendime, më ka munguar për t’u konsultuar për shkollën, për shoqërinë, për hallet familjare”- thote ajo.

Teksa flet me emra per autoret dhe ata qe dhane urdher te qellohej mbi protestuesit, Ana ka edhe nje premtim.

“Ia kam lënë në dorë drejtësisë të japë verdiktin e saj real. Unë mbaroj gjimnazin sivjet dhe do të studioj për juriste. Nuk besoj se drejtësia do të vonojë derisa unë të mbaroj shkollën, por unë do ta ndjek vetë si juriste këtë çështje, nëse drejtësia nuk është dhënë. Çështja eështë në Strasburg dhe nuk besoj se nuk do të marrim të drejtën tonë”- thote ajo.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Provokimet e Ramës nuk kanë të sosur, këtë herë me këmbët mbi tavolinë
Berisha sqaron foton e rrallë me Ramën: Erdhi me çorape leshi e këpucë zbori
Rama i emocionuar: Merkel më bëri komplimenta për atletet e bardha
Çuditi me deklaratën se i la njerëzit pa ujë me qëllim, reagon drejtori i Ujësjellësit
Objekti më i shtrenjtë në policinë e shtetit? Një kompjuter 2.1 milion dollarësh

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media