Home Shqipëri
Vetëm pak minuta para vrasjes, telefonata e fundit e Arielës me nënën
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku një vajzë e re vetëm 21-vjeç është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë QSUT-së dhe krimi është kryer nga një i ri vetëm 23-vjeç i cili ishte i dashuruar me studenten e drejtesisë.

Viktima quhet Ariela Murati dhe ishte studente e Drejtësisë në vitin e 3 të shkollës së lartë.

Aldison Belulaj është 23-vjeçari që qëlloi për vdekje vajzën, që i kishte kërkuar dorën në shtëpi, por ishte refuzuar prej saj.

Belulaj plagosi rëndë me një plumb në kokë edhe veten.

Prindërit e Arielës kanë mbërritur në Tiranë për të parë vajzën e
tyre mes lotësh e pikëllimit, ndërkohë që në fshatin e tyre Zharrës të Fierit janë hapur dyert e mortit.

Familjarët e kanë marrë vesh lajmin për vajzwn e tyre nëpërmjet medias, ndërsa për nënën e së resë ka qenë e pabesueshme pasi para se të ndodhte tragjedia kishin folur së bashku në telefon, ku Ariela i kishte treguar se po shkonte te e motra.

Përveç lotëve dhe të bërtiturave në pavionin e morgut në Tiranë, familjarët janë shprehur shkurtimisht se djali që ka kryer krimin do ta paguajë atë që ka bërë. /albeu.com/



















Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Bobo çfarë kam bërë! Zbulohen SMS e Ritvan Zykajt me vëllain pak pas masakrës
Një killer profesionist po bën kërdinë në Shkodër
Shqipëria po "shkrin", këto janë shifrat që duhet të trondisin këdo
Meteorologët grekë japin alarmin: Nesër, "qameti" në Shqipëri (FOTO LAJM)
Çfarë i ndodhi prindërve të Ritvanit në ambientet e policisë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media