Home Shqipëri
Mbyti gruan në tualet, zbulohet bashkëpunëtori i burrit
Policia e Shkodres ben me dije se ngjarja e ndodhur me datë 18.04.2016 në Shkodër, ku Suela Sulaj 45 vjece u vra nga bashkëshorti i saj biznesmen në Melgushë të Shkodrës, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti saj, shtetasi Sadetin Sula.

Po ashtu është ndaluar edhe shtetasi Fatjon Karmeshtna, 35 vjeç, banues në Shkodër si bashkëpuntor në këtë ngjarje.

Suela Sula 45 vjeçe, e cila u gjet e vdekur në tualetin e mobilieri "Europa", që rezulton të jetë nën pronësi të bashkëshortit të saj, Sadetin Sula.

Kanë qenë punonjësit e mobilierisë ata që e kanë gjetur atë të pajetë dhe kanë lajmëruar Policinë.

Njoftimi i Policisë:

Sot me datë 21.01.2018 nga strukturat e D.V.P. Shkodër , u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit të shtetasit Fatjon Karmeshtna, 35 vjeç, banues në Shkodër

"Ndalimi i tij u bë pasi gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë ka dyshime të bazuara në prova ligjore, se ky shtetas dyshohet si bashkëpuntorë në vrasjen e shtetases Suela Sulaj"- njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të "Vrasje në mardhenie familjare, kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal. /albeu.com/



















Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Tenton të helmojë veten, 29-vjeçarja i pi ilaçet ‘me grushte’
Gruaja masakron fizikisht kunatin në Durrës
Del porta nga shinat, zë poshtë 11-vjeçarin në Kavajë
Turqit në Prizren i binden Erdoganit, shesin iPhonët
Banda e 15-vjeçarëve grabit me dhunë në Durrës dhe bën për në spital dy të rinj nga Tirana

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media