Home Shqipëri
Monika i del në krah drejtorit të LSI që akuzohet për vjedhjen e miliardave
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka dalë në mbrojtje ish-drjetorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika, i cili është kallëzuar penalisht për abuzime me miliarda lekë.

Sipas Kryemadhit, padia është e qëllimshme, pasi për rrugën Tiranë-Elbasan nuk ka patur fonde.

"E qëllimshme sepse Dashamir Xhika nuk ka pas asnjë lloj buxheti.

Po të shikoni fondin për rrugën Tiranë-Elbasan ka një problem, qëkur është bërë tenderi është bërë në vlerë minimale.

Këta i hapin tenderat për t’i marrë miku i tyre me një çmim të vogël.

Kur është shpallur tenderi ka qenë sa vlera e 1 të pestës të të gjithë rrugës, si mund të bësh një rrugë nën kosto?!

Budallenj janë këta që i pranojnë? Por lekët shtohen rrugës. Këtë e di edhe vetë PD, edhe PS, edhe vetë Edi Rama.

Të gjithë tenderat, pasi shpalleshin fitues ose jo fitues, shkonin e faleshin të gjithë te Engjëll Agaçi që kishte agjencinë e Prokurimeve publike.

Nëse fitonte Nola, ia merrte tenderin Noles dhe ia jepte Monikës përshembull.

Të jeni të bindur që në çdo abuzim që pretendohet se mund të kenë bërë njerëzit e LSI, kanë vulën dhe nxitjen e kryeministrit të Shqipërisë të asaj kohe.

Po të isha unë kryetare e LSI-së do kisha folur"., tha Kryemadhi në Vizion Plus. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Provokimet e Ramës nuk kanë të sosur, këtë herë me këmbët mbi tavolinë
Berisha sqaron foton e rrallë me Ramën: Erdhi me çorape leshi e këpucë zbori
Rama i emocionuar: Merkel më bëri komplimenta për atletet e bardha
Çuditi me deklaratën se i la njerëzit pa ujë me qëllim, reagon drejtori i Ujësjellësit
Objekti më i shtrenjtë në policinë e shtetit? Një kompjuter 2.1 milion dollarësh

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media