Home Shqipëri
Naftëtarët e Ballshit përplasen me Ramën: Mbani premtimin që na dhatë
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka zhvilluar një vidokonferencë përmes ERTV-së me naftëtarët e Ballshit, të cilët prej muajsh protestojnë për të drejtat e tyre.

Kryetari i sindikatës i është kthyer kryeministrit me kritika duke i shpalosur problemet e tyre dhe ka kërkuar më shumë vëmendje nga kryeministri.

"Shpresën dhe besën e kemi tek ju, ta kthejmë në jetë përpunimin e naftës shqiptare. Zoti kryeministër para një viti u votua statusi i shumëpritur që dëshira juaj për ta bërë atë status, por shikoj me keqardhje se zbatimi është i vonuar. Me keqardhje u them se para disa ditësh kur udhëtonim për Tiranë kemi varrosur një shokun tonë. Morët një barrë të madhe për CEZ dhe për ARMON një barrë të vogël",-i tha njëri nga punonjësit Ramës.

Prej muajsh kompania ARMO ka mbyllur rafinerinë dhe po ashtu prej muajsh naftëtarët protestojnë për të drejtat e tyre, pagat e prapambetura si edhe sigurimet, të cilat kanë mbi një vit që nuk janë shlyer.

Më pas reagoi edhe Kryeministri Rama i cili tha se i qëndron premtimit të bërë.

"Unë i qëndroj të gjitha premtimeve që kam dhenë. Ajo rafineri është dizenjuar për naftën qysh në gjenezë dhe është projetuar për ta shfrytëzuar atë burim", tha Rama. /albeu.com/


















Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Prokurori shqiptar udhëton drejt Italisë për të marrë në pyetje Xhafajn në burg
Vjedhja e dokumentave sekrete, arrestohen dy shtetas të dyshuar
Shqiptari kënaqej diskove në Gjermani, eurot ia shkatërruan jetën
Sukses i padiskutueshëm! Publikohet kënga e Era Istrefit për FIFA World Cup (VIDEO)
Biletat u falën, dështon koncerti i Notis Sfakianakis në Tiranë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media