Home Shqipëri
Qazim Sejdinit i çuan arkivol, kërcënohet me jetë kryebashkiaku tjetër socialist
Ndërkohë që FNSH ka zbarkuar tashmë në Elbasan pas rritjes së ndjeshme të kriminalitetit mes bandave dhe kërcënimit të kreut të bashkisë Qazim Sejdini, situata duket të jetë shpërthyese edhe në një tjetër bashki të madhe të vendit.

Bëhet fjalë për Durrësin, ku mësohet se një grup kriminal ka kërcënuar me jetë kryetarin e bashkisë, Vangjush Dako me argumentin se ai ishte duke mbështetur rivalët e tyre.

Ashtu si edhe Sejdini, të cilit sipas ish-kryeministrit Berisha i dërguan edhe arkivolin në shtëpi në shenjë kërcënimi duke e bërë që të marrë eskortë personal, mësohet se edhe Vangjush Dako ka rritur masat e sigurisë ndaj vetes.

Deri para zgjedhjeve, Dako ishte një njeri i afërt i Ramës duke marrë premtimin edhe për një post ministri, por gjërat ndryshuan kur në media dolën fakte se ai ishte përgjuar nga EULEX gjatë një bisede me personazhe të njohur të grupeve mafioze në Shqipëri. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Rusët nuk ndalen së trilluari ndaj Kosovës, bëhen si viktima
Jam mirë, nuk kthehem! I riu nga Vlora bëhet i gjallë dhe telefonon nënën
Ndjekje si në filma, policia dhe trafikantët përfundojnë në kanal (VIDEO)
RTSH do të transmetojë Botërorin, televizioni zë mend pas skandalit me Europianin
"Rama u pastron halet, kurse gratë e dashnoret e ministrave kapardisen me makina luksoze"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media