Home Shqipëri
Denoncimi i rëndë: Si po ia fal Rama Greqisë detin e pasur me naftë
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me bisedimet mes qeverisë Rama dhe asaj greke për detin dhe zonat ekonomike të naftës dhe gazit në detin Jon.

Me anë të një shkrimi të gjatë, Berisha akuzon Ramën se me anë të protokollit të Korfuzit po mashtron shqiptarët dhe median dhe po fsheh faljen e zonave të naftës shtetit grek.

"...pasi dështuan me shitjen e heqjes se ligjit te luftës, një akt atavik i turpshëm ne kancelarinë greke, si justifikim për dhurimin e fushave me te mëdha te gazit dhe naftës ne Jon dhe Mesdhe Greqisë, tani Edvini dhe Ditëziu i tij iu servirin shqiptareve si sukses heqjen dore nga pala greke nga ky protokoll i Korfuzit te varrosur ne mënyre përfundimtare qe ne vitin 1925, dhe si shpërblim i dhuruan Greqisë fushat me te mëdha te naftës dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe."- shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Berishës

Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Bushati, për të mbuluar tradhëtinë e tyre, përdorin si gogol protokollin të Korfuzit!

Të dashur miq, në një përpjekje të re për të mbuluar tradhtinë e tyre të lartë, faljen e fushave më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe palës greke, Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Sulejman Bushati nxorën në treg në mediat e tyre dhe po përdorin për shqiptarët në mënyrën me antikombëtare, gogolin e protokollit të Korfuzit, aktit më tradhtar të firmosur ndonjëherë nga shqiptarët në vitin 1914, në këtë ishull me të cilin pranohej krijesa e Jorgo Zografit, Vorio Epiri!

Ky protokoll është hedhur poshtë nga 6 fuqitë e mëdha, të cilat kanë firmosur në Firence me 27 janar 1925 Protokollin e përcaktimit të kufirit shtetëror midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ky protokoll njohu si kufij shtetëror midis dy vendeve këta kufij që janë edhe sot.

Megjithëkëtë duhet të pranojmë se deri në vitin 1996 midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk kishte një marrëveshje bilaterale për kufijtë ndërshtetërorë.

Pala greke e konsideronte të panevojshme këtë marrëveshje pasi te dy palët kishin firmosur aktin e Helsinkit.

Por pala shqiptare kërkoi që njohja e kufijve aktual ekzistues, pra që janë kufijtë e përcaktuar në Protokollin e Firences, të sanksionohej edhe në Traktatin e Miqësisë midis dy vendeve.

Kjo kërkesë u pranua nga pala greke. Prandaj në nenin e parë të traktatit të miqësisë sanksionohet: "Republika e Shqipërisë dhe Republika Greke....shpallin përkushtimin e tyre ndaj parimit te paprekshmërise së kufijve ekzistues të njohur ndërkombëtarisht në përputhje me Aktin Final të Helsinkit dhe Kartën e Parisit dhe se vija kufitare midis të dy vendeve do të jetë vije kufitare paqeje dhe miqësie".

Pra në traktatin e miqësisë pala greke ka pranuar përfundimisht dhe pa ekuivok kufijtë ekzistues midis dy vendeve dhe vetëkuptohet ka hequr dorë botërisht nga protokolli i Korfuzit.

Kështu qe Rama dhe Ditëziu i tij pranojnë si plaçke tregu, si gogol Protokollin e Korfuzit, një protokoll te varrosur përfundimisht nga Protokolli i Firences, Akti i Helsinkit, Karta e Parisit dhe Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis Shqipërisë por dhe e përdorin dhe si gogol për te mashtruar por edhe trembur shqiptaret.

Ata, pasi dështuan me shitjen e heqjes se ligjit te luftës, një akt atavik i turpshëm ne kancelarinë greke, si justifikim për dhurimin e fushave me te mëdha te gazit dhe naftës ne Jon dhe Mesdhe Greqisë, tani Edvini dhe Ditëziu i tij iu servirin shqiptareve si sukses heqjen dore nga pala greke nga ky protokoll i Korfuzit te varrosur ne mënyre përfundimtare qe ne vitin 1925, dhe si shpërblim i dhuruan Greqisë fushat me te mëdha te naftës dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe.

Edhe një here u bej thirrje shqiptareve te ngrihemi me te gjithë fuqitë tona për te mbrojtur integritetin territorial te vendit dhe te përmbysim këtë qeveri qe ka shndërruar ne plaçke tregu për karriget e saj pasuritë përrallore te Shqipërisë! /albeu.com/



Dërgoja mikut në:

AVNI RSTEMI
e Mërkurë 14 Shkurt 2018, Ora 17:40
PO KU KA KTU POLITIKANE QE DUAN VENDIN E TYRE SALA KUR I PASKA DITUR KTO QE PO THOTE I BIE VETE TE JETE TRADHETARI ME I MADH NE HISTORI PAS ESAT PASHES
PYETJA TANI SHTROHET PSE SALA KUR ISHTE KRYEMINISTER DHA DYFISHIN E ASAJ QE PO JEP EDHE RAMA ?
A KA KUSHTETUTA LIGJE QE DENOJNE TRADHETINE???
TANI EDHE EDI RAMA PO BEN TE NJEJTEN PO KY THITE QE MUA MA FUTEN POR JO AQ SA JA RRASEN BERISHES PRA KY I BIE TE JETE PATRIOT SE JA RRASEN ME PAKES KTIJ
O KU JE O AVNI RUSTEMI PO ZGJOHUNI O AVNI RUSTEME E RINJ SE KETE VEND PO E BEJNE PLACKE
Shkruani komentin tuaj!
 
Bobo çfarë kam bërë! Zbulohen SMS e Ritvan Zykajt me vëllain pak pas masakrës
Një killer profesionist po bën kërdinë në Shkodër
Shqipëria po "shkrin", këto janë shifrat që duhet të trondisin këdo
Meteorologët grekë japin alarmin: Nesër, "qameti" në Shqipëri (FOTO LAJM)
Çfarë i ndodhi prindërve të Ritvanit në ambientet e policisë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media