Home Shqipëri
Koha që Meta të provojë nëse është atdhetar i vërtetë dhe jo vetëm në Facebook
Nga Albeu.com
Presidenti Ilir Meta e ka patur me shumë qef të tregohet patriot i madh këto kohët e fundit kur është akuzuar shpesh për lidhje me lobet sllave që kanë interesa në rajon, por tani e ka plotësisht rastin të tregojë se është vërtetë i tillë.

Pavarësisht se çfarë kanë rënë dakord në fshehtësi me shtetarët grekë, Rama dhe Bushati kanë detyrimin Kushtetues që të marrin miratimin e Presientit të Republikes për të negociuar në lidhje me çështjen e detit me Greqinë.

Në gjuhën teknike, ky veprim quhet pasja e plotfuqisë, mungesa e të cilës ishte një ndër argumentet se përse Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë marrëveshjen e detit që Berisha dhe Basha nënshhkruan me grekët më parë.

Edhe ajo ishte një faqe e zezë e raporteve të Shqipërisë me Greqinë dhe me të drejt u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Rama dhe Bushati nuk kanë bërë asnjëherë transparencë në lidhje me këtë marrëveshje të fshehtë me grekët, megjithatë u desh deklarata e ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias për të kuptuar se çfarë po gatuhet pas kurrizit të shqiptarëve.

"Shqipëria ka rënë dakord që ujërat territoriale të Greqisë të zgjerohen me 12 milje"., ishte deklarata e tij në mediat greke, e cila shkaktoi reagim të fortë në Shqipëri duke kapur pa përgatitur ndërkohë Bushatin dhe Ramën.

Pavarësisht se çfarë kanë gatuar Rama dhe Bushati, tani topi gjendet në këmbët e Metës. Nëse Meta jep leje, atëhere Rama dhe Bushati do t'a përmbushin atë që kanë marrë përsipër.

Është koha që Presidenti i Republikës Ilir Meta të tregojë se nuk është vetëm patriot Facebook-u!
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Sot është një ditë e bukur për Ballkanin Perëndimor
Nën mëshirën e plumbave, stërvitja e vështirë e gardistëve shqiptarë (VIDEO)
Përmendi djalin dhe desh qau në studio, Rama sqaron deklaratën e bujshme
Skandali, cilat media shqiptare janë paguar nga Greqia
VOA plas bombën, garë e manipuluar në koncesionin e karburanteve

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media