Home Shqipëri
Lekët ose iu therëm, grabitet me maska dhe thika banesa
Një banesë në Kuçovë, ku jetojnë një çift të moshuarish, ka rënë pre e një grabitje orët e para të mëngjesit.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën private të M.K. nga një dritare. Nën kërcënimin e thikës, ata kanë marrë një shumë monetare, që sipas kallëzimit në komisariat të M.K., janë rreth 30.000 lekë (të reja).

I moshuari ka thënë në dëshminë e tij se janë kanë kërcënuar me jetë për ti dhënë paratë që kishte në banesë.

Burime thanë se deri më tani, policia ka shoqëruar 6 persona në ambientet e komisariatit për tu pyetur lidhur me ngjarjen.

Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, njofton zyrtarisht Policia. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Avokati i Balilit tregon çfarë përmban dosja 1 mijë faqëshe "Eskobari i Ballkanit"
Nxitoni shqiptarë, Norvegjia ka nevojë për punëtorë me paga 5 mijë euro
U vra pas sherrit masiv në lokal, kush është viktima në Korçë (FOTO LAJM)
Rikthehet bora, cilat janë zonat më problematike
Kryemadhi përlotet në studio: Më kanë kërcënuar kriminelë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media