Home Shqipëri
Shqipëria po shuhet (FOTO)
INSTAT ka publikuar sot të dhëna të tjera demografike që tregojnë një situatë alarmante për sa i përket shtesës natyrore të popullsisë, teksa po bien lindjet dhe po rriten vdekjet.
Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2017 rezulton 7.931, duke shënuar një rënie me 2,3%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Gjatë vitit 2017, kanë lindur 30.869 foshnje, duke shënuar një rënie me 2,7%, krahasuar me një vit më parë.

Sipas Monitor, umri i vdekjeve për tremujorin e katërt 2017 rezulton 5.408, duke shënuar një rënie prej 6,9%, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Numri i vdekjeve në vitin 2017, është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9%, krahasuar me një vit më parë.

Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e katërt 2017 është 2.523 dhe rezulton me rënie 8,0%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Ky tregues për vitin 2017 është 8.637 dhe rezulton me rënie 16,5% krahasuar me një vit më parë.

Në tremujorin e katërt 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë në Qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.191 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet Qarku i Durrësit me 375 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga Qarku i Dibrës me 257 lindje më shumë se vdekje.
Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e katërt 2017, regjistron vlerë negative vetëm në dy qarqe (Gjirokastër dhe Korçë). Vlera më e ulët shënohet në Qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 41 numrin e lindjeve.

Bashkë me emigracionin e lartë, rënia e lindshmërisë në nivelet më të larta historike është tregues i qartë se shoqëria po përjeton një fazë depresioni, me pasoja të rënda në të ardhmen (koment i Monitor). Bizneset e arsimit parashkollor shumë shpejt do të vihen në vështirësi dhe tregu do të përballet me humbjen e forcës së aftë të punës.

Lindjet
Sipas INSTAT, numri më i ulët i lindjeve për tremujorin e katërt 2017 regjistrohet në Qarkun e Gjirokastrës, 158 lindje, me një rënie prej 6,0%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në Qarkun e Tiranës me 2.529 lindje, të cilat shënojnë rritje me 2,8% në krahasim me tremujorin e katërt 2016.

Shtatë qarqe pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e katërt 2017, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Elbasanit me 15,0 % dhe qarku i Beratit me 13,7 %.

VdekjetNumri më i lartë i vdekjeve për tremujorin e katërt 2017 regjistrohet në Qarkun e Tiranës, me 1.338 vdekje, me një rënie prej 7,5%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016. Numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në Qarkun e Kukësit, me 142 vdekje, me një rritje prej 0,7%, në krahasim me tremujorin e katërt 2016.

Rënia më e madhe e numrit të vdekjeve në krahasim me tremujorin e katërt 2016, është regjistruar në Qarkun e Dibrës me 41,9 %. Në tremujorin e katërt 2017, gjithashtu, me rënie të numrit të vdekjeve paraqitet Qarku i Beratit me 15,9%, Qarku i Durrësit me 8,3% dhe Qarku i Fierit me 8,1% krahasuar me tremujorin e katërt 2016. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
I mbaroi mandati, Donald Lu largohet nga Shqipëria
Dalin emrat, kush janë dy shtetasit që vodhën Prokurorinë e Durrësit
Prokurori shqiptar udhëton drejt Italisë për të marrë në pyetje Xhafajn në burg
Vjedhja e dokumentave sekrete, arrestohen dy shtetas të dyshuar
Shqiptari kënaqej diskove në Gjermani, eurot ia shkatërruan jetën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media