Home Shqipëri
Durrsaku mashtroi për para, gjen zgjidhjen e zgjuar për të humbur gjurmët
Një 26 vejçar është arrestuar pasi ka përfituar një shuëm parash me anë të mashtrimit dhe më pas ka inskenuar një grabitje ndaj tij.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi S.S 26 vjeç nga Durrësi me anë të mashtrimit ka përfituar një shumë lekësh nga një firmë private, dhe në stacionin e policisë ka bërë një njoftim të rremë për grabitjen e parave nga tre persona të pa identifikuar.

Njoftimi i plotë:

Më datë 13.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.S, vjeç 26, banues në Durrës, pasi me mashtrim ka përvetësuar një shumë lekësh të një firme private dhe në stacionin e policisë Durrës, më anë të telefonit, ka bërë njoftim të rremë se, në fshatin Ahmetaq, tre persona të pa identifikuar, i kanë dalë para mjetit në përdorim tip “Opel” pronë e firmës, dhe se i kanë vjedhur lekët. Nenet 272, 301 e 143 të Kodit Penal. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Tenton të helmojë veten, 29-vjeçarja i pi ilaçet ‘me grushte’
Gruaja masakron fizikisht kunatin në Durrës
Del porta nga shinat, zë poshtë 11-vjeçarin në Kavajë
Turqit në Prizren i binden Erdoganit, shesin iPhonët
Banda e 15-vjeçarëve grabit me dhunë në Durrës dhe bën për në spital dy të rinj nga Tirana

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media