Home Shqipëri
Dëmtime në argjinaturën e Mifolit rrezikon laguna e Nartës dhe Vlora
Vjosa rrezikon serish daljen nga shtrati dhe me prurje me shumë se herët e tjera. Por rrezik paraqet edhe çarja e argjinaturës në Mifol, një problem i vjetër dhe i evidentuar, por që nuk u mor asnjëherë masë.

Prurjet e Vjosës rrezikojnë për të tretën herë banorët e zonë, por vetëm tani është marrë në konsideratë shkaku i kësaj problematike.

Ka qenë prefekti qarkut të Vlorës, Mamaj i cili ka parë nga afër situatën, duke sjell edhe vëmendjen e qeverisë për këtë problem.

Reshjet e shiut gjatë ditës së djeshme, por që vijojnë edhe ditën e sotme, kanë bërë që lumi Vjosë të këtë prurje të shumta dhe të rrezikojë të dali nga shtrati. Por, përveçse daljes nga shtrati të lumit , një situatë e rëndë paraqitet në fshatin Mifol, pasi lumi rrezikon seriozisht çarjen e argjinaturës, e cila do të thotë se uji do të përmbyt toka dhe do të vërshojë drejt fshatit Nartë e më pas edhe në qytetin e Vlorës.

Për këtë situatë serioze , e cila ka qenë dhe në vitin 2015 ku u ca argjinatura e lagunës së Nartës. Situata thuajse është e njëjtë , siç duket edhe nga pamjet, uji ka marrë pjesën ku ndodhet argjinatura e fshatit Mifol.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot ka filluar të merren masa që kjo pjesë e argjinaturës të mbushet me gurë, për të bllokuar sadopak ujin.

Nga reshjet e ditës së djeshme probleme ka pasur edhe në qytetin e Orikumit, ku disa banesa u rrezikuan nga fryrja e lumit të Izvorit.

Po ashtu shkarje dheu ka pasur edhe në njësinë administrative të Vllahinës , ku mbrëmjen e djeshme për disa orë u bllokua aski rrugor nga fshati Peshkëpi që të çon në Vllahinë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
I shkrumbojnë mes natës makinën, flet ish-kryetari i PD-së
Dhunoi fizikisht gruan në sy të fëmijës, arrestohet 35-vjeçari
Makinës së avokatit në Tepelenë i vihet flaka në mesnatë
Kjo këngë për fëmijët shqiptarë përloti gjithë botën (VIDEO)
Shpërthen bombola e gazit, plagosen rëndë dy vëllezër në Durrës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media