Home Shqipëri
Fakulteti i Mjekësisë dhe QSUT pësojnë ndryshime, qeveria merr një vendim
Me anë të një vendimi qeveria shqiptare, ka kërkuar shpronësimin e e disa pronave dhe pasurove të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i godinë 8 katëshe të Mjekësisë të Përgjithshme.

Sipas vendimit thuhet se shpronësimi bëhet për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i godinës së re 8-katëshe të mjekësisë së përgjithshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë”.

Vendimi i plotë

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I GODINËS SË RE 8-KATËSHE TË MJEKËSISË SË PËRGJITHSHME NË QENDRËN SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, TIRAN˔

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i godinës së re 8-katëshe të mjekësisë së përgjithshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë”.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë truall + objekt, me një vlerë të përgjithshme prej 9 006 734.98 (nëntë milionë e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e katër pikë nëntëdhjetë e tetë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 9 006 734.98 (nëntë milionë e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e katër pikë nëntëdhjetë e tetë) lekësh, dhe shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga të ardhurat e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

5. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.

6. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.

7. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

9. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Sot është një ditë e bukur për Ballkanin Perëndimor
Nën mëshirën e plumbave, stërvitja e vështirë e gardistëve shqiptarë (VIDEO)
Përmendi djalin dhe desh qau në studio, Rama sqaron deklaratën e bujshme
Skandali, cilat media shqiptare janë paguar nga Greqia
VOA plas bombën, garë e manipuluar në koncesionin e karburanteve

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media