Home Shqipëri
Breshëri plumbash në tunelin e errët, 64-vjeçarit i zënë pritë tek Ish-Blloku për ta eliminuar
Një mashkull rreth 64 vjeç është gjetur i pajetë në rrugë “Nikolla Tupe” në kryeqytet.
Personi, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije, është qëlluar disa herë pasi ka dalë nga automjeti i tij.

Autorët e kanë ndjekur viktimën me një makinë tip “BMW” ngjyrë të zezë me xhama të zinj dhe e kanë qëlluar disa herë në trup me armë zjarri.

Viktima i ka dalluar atentatorët dhe ka dalë nga makina e tij për të shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur në një tunel pranë zonës së njohur si “Ish-Blloku” në kryeqytet.

Sipas dyshimeve paraprake, banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna dhe mendohet se autorët kanë përdorur armë me silenciator për të kryer vrasjen.

Deri më tani është mësuar se janë shoqëruar 3 persona në komisariat si të dyshuar se mund të kenë lidhje me krimin.

Pritet versioni zyrtar i policisë në lidhje me këtë atentat. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Për 10 kile mos me hajde, unë flas 100 kile e siper! Del përgjimi tjetër i Agron Xhafajt
Rusët nuk ndalen së trilluari ndaj Kosovës, bëhen si viktima
Jam mirë, nuk kthehem! I riu nga Vlora bëhet i gjallë dhe telefonon nënën
Ndjekje si në filma, policia dhe trafikantët përfundojnë në kanal (VIDEO)
RTSH do të transmetojë Botërorin, televizioni zë mend pas skandalit me Europianin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media