Home Shqipëri
Viktima e atentatit mafioz në Tiranë, biznesmen i njohur në Tiranë
Viktima e atentatit të mbrëmjes së sotme në Tiranë mësohet të jetë pronari i një serë biznesesh të ndryshme në vend, të cilat fillojnë që nga turizmi, energjetika, ndërtimi si edhe prodhimi i produkteve ushqimore.

Memli Begalla u ekzekutua sot në hyrje të pallatit të tij në mes të Bllokut në Tiranë, zonë në të cilën kishte të regjistruara edhe bizneset e tij.

Policia bën me dije se deri më tani janë shoqëruar tre persona për ngjarjen në fjalë, ndërsa dëshmitarët konfirmojnë se ai ishte duke u ndjekur nga persona që ecnin me një makinë BMW të zezë.

Dyshohet se viktima e ka kuptuar se po ndiqej dhe ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur.

Njoftimi i policisë
ot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Nikolla Tupe" ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç.

Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore.

Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit.

Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
Objekti më i shtrenjtë në policinë e shtetit? Një kompjuter 2.1 milion dollarësh
Rrëzimi i bustit, Berisha rrëfen a e organizoi PD grevën e studentëve
Pak ujë, o shok, O Lulo, o vëlla…
Makina dhe motorri përplasen në Tiranë, një i plagosur
Rama i emocionuar: Merkel më bëri komplimenta për atletet e bardha

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media