Home Shqipëri
Deputeti zbulon mesazhin sekret që Gjonaj i çoi Aldo Bares nga Edi Rama
Deputeti demokrat, Flamur Noka e ka zbërthyer përmes një teorie konspiracioni vizitën e sotme të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe pranisë së saj në qelinë e Aldo Bares.

Sipas Nokës, ky është një mesazh që Rama i dërgoi Bares përmes Gjonajt.

"Ministrja e drejtesise sot zhvilloi nje vizite ne burgun e sigurise se larte ne Peqin. Dhe çuditerisht i shkon ne qeli Aldo Bares. Te jete valle rastesi apo e planifikuar??? Cfare mesazhi po perpiqet te percjell ministrja me kete vizite ??? A po shantazhon dike Edi Rama duke i cuar ministren Aldo Bares? Si shpjegohet nje ndjeshmeri e tille e Edi Rames per kushtet e Aldo Bares kur nderkohe nuk ja ndjeu fare dhe i flaku me nje te rene te lapsit 26 mije familje qe nuk kane as buke per femijet …A e pate se si ministrja lumturohej kur kreret e bandes Lushnjes flisnin me gjuhen e Edi Rames????A tregon ky kontrast se Edi Rama nuk eshte Kryeminister i shqiptareve por i bandave dhe krimit ??"., - shkruan Noka.

Gjatë vizitës në burg, Gjonaj u shqetësua ku drejtuesit e kishin dërguar tek qelia e Bares duke thënë se përse e kishin sjellë atje.

Mësohet se Bare i është ankuar asaj për një sëmundje kronike që ka si edhe raportet me administratën e burgut. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rama premtoi përgjysmimin e tarifave, Kryemadhi e akuzon se po gënjen
Fenomeni i frikshëm, pse po vdesin foshnjet nëpër spitalet shqiptare
Basha tregon publikisht emrin e biznesmenit që do ndërtojë pallate në Unazën e re
Një trup i pajetë gjendet në Sarandë, dyshimet e para
Protesta e studentëve, Fakulteti i Ekonomikut formulon kërkesa të reja

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media