Home Shqipëri
650 kg drogë në Tepelenë, policia arreston babë e bir
650 kg kanabis janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, dhe një person ka përfunduar në pranga.

Sasia e kanabisit, është zbuluar në Fushë-Dukaj në Tepelenë gjatë një aksioni blic të ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës në orën 15:30 minuta.

Nga informacionet paraprake, mësohet se i arrestuari quhet Zeman Kordha.

Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar dhe djali i shtetasit Zeman Kordha, ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër Delo Kordha.

Policia e Gjirokastrës është vënë në ndjekje të personit të dytë.

Bëhet me dije se një pjesë e mirë e kanabisit gati 300 kg, ishte e destinuar për t’u trafikuar me gomone drejt Greqisë apo destinacioneve të ndryshme me rrugë detare. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Basha tregon publikisht emrin e biznesmenit që do ndërtojë pallate në Unazën e re
Rama premtoi përgjysmimin e tarifave, Kryemadhi e akuzon se po gënjen
Fenomeni i frikshëm, pse po vdesin foshnjet nëpër spitalet shqiptare
Një trup i pajetë gjendet në Sarandë, dyshimet e para
Protesta e studentëve, Fakulteti i Ekonomikut formulon kërkesa të reja

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media