Home Shqipëri
Nusja vrau vjehrrën e burri mbuloi krimin, flasin fqinjët në Kamzë
1 vit pas vdekjes së saj, policia zbardhi ngjarjen dhe vuri në pranga nusen vrasëse e cila helmoi për vdekje vjehrrën.

Ngjarja ka ndodhur në Kamzë, rreth 1 vit nga vdekja e shtetases Lirije Lami.

Marjana Cmeta, vetëm 21 vjeç helmoi vjehrrën, duke i hedhur fotoksinë në ushqim.
Në pranga ka rënë dhe bashkëshorti i viktimës, një i afërm dhe hoxha, Hysen Shehu.

Fqinjët e Lirie Lamit janë shprehur se ndihen të tronditur nga ngjarja.

"Ajo ishte një grua e mirë, u tha se vdiq nga infrakti në zemër. Nuk kishim dijeni për konflikt midis tyre. E morëm vesh më vonë se çfarë ka ndodhur."

Si u zbulua krimi

Asgjë s'do të zbulohej nëse nusja vrasëse nuk do të rrëfehej tek Hoxha për krimin e rëndë që kishte kryer.

Ketë rrëfim hoxha e regjistroi në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar. Po ashtu ne Arben Saliu, kushëriri i Agimit.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës, thanë burime zyrtare nga Policia e Tiranës. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Parandalohet tragjedia në Rinas, piloti kapet i dehur pak para nisjes
Pak e dinë, por kryeministri Edi Rama nuk ka patentë
Vajza tregon mesazhet me shefin: Më ngacmonte
Ka ndërruar 5 "lëkurë", e vërteta e tronditëse e avionit të Air Albania që Rama e përdor si charter personal (FOTO LAJM)
Shembet dheu, 37-vjeçari humb jetën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media