Home Shqipëri
Rrëfimi makabër i nuses vrasëse: I dhashë helm e tentova t'a mbys me duar (FOTO LAJM)
Viktima Lirije Lami me djalin e saj
Marjana Cmeta, nusja 21-vjeçare ka rrëfyer në polici se si vrau vjehrrën e saj, Lirije Lami.

Ngjarja ka ndodhur një vit më parë, dhe muaj më vonë është rrëfyer tek hoxha se si e kreu krimin e rëndë.

Pas peshës së rëndë të fajit, Marjana i ka treguar se kishte vrarë vjehrrën e saj.

Hoxha, Hysen Shehu i ka kërkuar asaj të kthehet një ditë tjetër dhe ka mundur të regjistrojë rrëfimin prej 72 minutash të të resë.

Ajo tregon se pasi vjehrra, Lirije Lami, kishte shpërndarë qumështin dhe kishte shkuar në Kamzë për të blerë fidanë, e ka ftuar për të biseduar me njëra-tjetrën.

Marjana Cmeta thotë:

E mora në telefon dhe i thashë që duhet të vinte brenda se ne duhej të pajtoheshim.

Kur erdhi brenda i dhashë lëng portokalli. Në pije i kisha hedhur fostoksinë.

Po përpëlitej. Donte të hapte dritaren dhe të kërkonte ndihmë. Aty mendova se mora fund.

E mbylla në dhomë, por zëri i saj në agoni sa vinte e rritej. Hyra në dhomë. Me xhaketën e leshit u mundova t'i zija frymën, ta mbytja. S'e mbyta dot.

Isha e fiksuar se vjehrra po më ndikonte në marrëdhënien time konfliktuale me bashkëshortin. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Festoi me shqiponjë, Shaqiri ka një mesazh edhe për tifozët serb që e fërshëllyen
Dedikimi i Xhakës acaron keq mediat serbe: Cfarë shkruajnë (FOTO LAJM)
RTSH u vjedh kohën shqiptarëve për PR ndaj Metës në kulmin e shikueshmërisë
Serbët e fishkëllyen, Shaqiri: E meritonim fitoren!
Xhaka nuk përmbahet: Moj Serbi rrjetën ta shpova!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media