Home Shqipëri
Vrau në mënyrën më makabre vjehrrën, sa vite burg rrezikon nusja
Vazhdojnë hetimet në lidhje me krimin makabër në Kamzë ku nusja e re, 21 -vjeçe vrau vjehrrën e saj.

Ngjarja ka ndodhur 1 vit më parë por vetëm para dy ditësh u arrit të vihej në pranga autorja dhe 3 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.

Autorja e këtij krimi makabër është Marjana Cmeta 21-vjeç, si dhe në pranga është vënë bashkëshorti i viktimës, një i afërm dhe hoxha, Hysen Shehu.

Ka qënë hoxha ai që është vënë në dijeni për krimin e rëndë, pasi nusja e vrarë nga ndërgjegja, disa muaj pas ngjarjes është rrëfyer tek ai.

Hoxha ka vënë në dijeni, bashkëshortin e viktimës dhe një të afërm të tyre por ata kanë preferuar t'a mbajnë të fshehur krimin e rëndë në familjen e tyre.

Martesa e autores së krimit ka përfunduar pasi bashkëshorti i saj ka nisur të dyshojë mbi ngjarjen.

21-vjeçarja Marjana Cmeta, e cila është bërë nënë e një fëmije disa muaj më parë, rrezikon dënimin me 31 vite burg, pa lirim me kusht. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Studentët përzënë nga protesta militantët e partive (FOTO LAJM)
Plas tallavaja, Lek Plepi i përgjigjet Noizy-t: Rama, zot shtëpie i rrjedhur (FOTO LAJM)
Çfarë ka ndërmend Edi Rama? Rrethon kryeministrinë me qindra policë
“Nuk na nxë Kryeministria”, studentët i përgjigjen thirrjes së Ramës
Protesta masive para Kryeministrisë, reagon sërish Rama

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media