Home Shqipëri
Dyqani ku shpërtheu eksplozivi ishte hapur 4 muaj më parë
Pak ditë më parë në Tiranë, ka ndodhur një shpërthim në një dyqan servisi celularësh.

Eksplozivi ka shpërthyer nga pakujdesia e në këtë mënyrë 34-vjeçari Gentian Hoxha mbeti i plagosur rëndë.

Policia tha dje se i plagosuri është arrestuar me akuzën e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

Sipas Policisë, ambienti ku ndodhi shpërthimi dyshohet se përdorej nga i plagosuri Hoxha për montimin e minave me celularë, shkruan Panorama.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët konstatuan kapsolla, fitil zjarrpërcjellës dhe pluhur tritoli.

Këto kanë qenë prova të mjaftueshme për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse që shkaktoi shpërthimin, por edhe për të ngritur akuzën ndaj 34- vjeçarit.

Policia pati dyshime për veprimtarinë e jashtëligjshme që kryhej në dyqanin në pronësi të Gentian Hoxhës disa minuta pasi ndodhi ngjarja.

Por gjatë mbledhjes së provave u arrit të dokumentohej ngjarja dhe më pas u arrestua i plagosuri në Spitalin e Traumës.

Hoxha e hapi servisin e celularëve para 4 muajsh

Gentian Hoxha, 34-vjeçari që mbeti i plagosur të hënën nga shpërthimi i minës me celular që po montonte vetë në dyqanin e tij, e kishte marrë me qira ambientin ku ndodhi ngjarja, në nëntor të vitit të kaluar.

Ai e kishte regjistruar biznesin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit 4 muaj më parë, saktësisht më 15 janar të vitit 2017.

Si fushë të veprimit të biznesit të tij, ai kishte deklaruar riparimin e aparateve celulare dhe të aksesorëve të tyre.

Megjithatë, burime nga Policia thanë se regjistrimi i biznesit të ligjshëm, mund të ketë shërbyer si ambient për kryerjen e veprimtarisë së jashtëligjshme nga ana e 34-vjeçarit.

Ndërsa nuk dihet nëse ai punonte i vetëm apo kishte edhe bashkëpunëtorë për montimin e minave me celular, që mund të shiten nga 700 deri në 1500 euro. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ngrihet KLGJ, këta janë anëtarët e zgjedhur
Shfaqet Elvana Gjata, kjo është lëvizja e saj
Këta janë pesë anëtarët e parë të KLGJ
KLP nuk humb asnjë minutë kohë, ja kur është mbledhja e parë
Mega skandali, kush e garantoi firmën fantazëm se nuk do të zbulohej falsifikimi për 30 milion euro?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media